Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

AMA urdhër televizioneve: Mos e transmetoni këtë reklamë. Ja për çfarë bëhet fjalë

AMA urdhër televizioneve: Mos e transmetoni këtë reklamë. Ja për çfarë bëhet fjalë

16:11, 16/09/2017
A+ Aa A-

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka kërkuar nga televizionet që të mos transmetojnë reklamën e bërë nga UET-ja.

Në një njoftim thuhet se: Autoriteti i Mediave Audiovizive ka evidentuar në 24 orët e fundit transmetimin e një reklame televizive mbi aktivitetin e Universitetit Europian të Tiranës, për pranimet e reja në këtë vit akademik studimor.

Përmbajtja e reklamës haptazi cenon të drejtat e konsumatoreve, duke iu dhënë atyre informacion për këtë subjekt arsimor privat dhe njëkohësisht duke përçmuar sistemin arsimor publik të Republikës së Shqipërisë.

AMA iu kërkon operatoreve audiovizive të ndërpresin menjëherë transmetimin e kësaj reklame, që ka haptazi natyrë të pandershme tregtare për shkak të krahasimit me institucione të tjera të identifikuara.

AMA kërkon dhe nga Autoriteti i Konkurrencës dhe nga Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve që ta shqyrtojnë këtë rast për përputhshmërinë ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pedagogu16/09/2017 21:44

Cilit i duhet hequr licensa.Duhet ngritur nje grup inspektimi dhe te nxjerre abuzimet qe behen. Ai e paguan stafin 1 here ne muaj , kurse te rinjte marrin doktoratura ne kembim te mesimdhenies. Fajin e ka qeveria qe e akrediton me letra.

Shto koment

Denonco