Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

FOTO/ Sondazhi i IPR: Ora News, televizioni i tretë më i ndjekur e më i besuar

FOTO/ Sondazhi i IPR: Ora News, televizioni i tretë më i ndjekur e më i besuar

18:11, 12/09/2017
A+ Aa A-

Ora News dhe IPR Marketing sjellin për herë të parë një sondazh jo politik por që ka të bëjë me tregun televiziv. Ky sondazh sjell renditjen e televizioneve sipas shikueshmërisë, besueshmërisë. Kush ndiqet më shumë sipas fashës së orareve.

Kush janë emisionet më të shikuara, analistët dhe moderatorët më të ndjekur.

Në këtë sondazh Ora News renditet televizioni i tretë më i shikuar në rang kombëtar nga qytetarët shqiptarë. Ndërkohë në qarkun e Durrësit renditet televizioni i parë sa i takon shikueshmërisë. Në Tiranë renditet i dyti.

 Ora News renditet gjithashtu edhe televizoni i tretë sa i takon besueshmërisë tek publikut shqiptar.

Jo vetëm kaq supriza është se shqiptarët zgjodhën Ora News për të parë zgjedhjet dhe rezultatin. Ora News kryeson televizionet me 33%. Gjithashtu  75% e të anketuarve i besuan sondazhit të IPR Marketing dhe Ora News

Ky sondazh u publikua mbrëmjen e djeshme emisionin Tonight Ilva Tare.

Në studio për të diskutuar mbi këto grafika ishin analistët Afrim Krasniqi, Dritan Hila, Atur Zheji dhe Blendi Çeka. Ndërsa në lidhje drejtëpërdrejtë nga Italia në studio ishte Antonio Notto, drejtori i IPR Marketing.

Monitorimi është bërë përgjatë katër muajve, prill-korrik 2017.

Kampioni: Janë pyetur 2000 persona përmes telefonatave.

Publikimi i sondazhit

Pyetjes “Shihni në mënyrë të vazhdueshme televizion?”88% e të anketuarve i janë përgjigjur: Po çdo ditë ose pothuajse çdo ditë.

Të pyetur nëse  Në muajin e fundit ju ka ndodhur të shihni qoftë dhe rastësisht…?

Anketuesit kanë renditur TV Klan të parin, me 83%  Top Channel të dytin me 80% dhe  Ora News të tretin me 77%.  Më pas vijnë Vizion Plus me 72% ,  TVSH me 63 % , News 24 me 60 %,   ABC News me 57 %. I fundit në renditje është Report TV me 50 %.  

Nje tjeter e dhene interesante eshte dhe fasha e orareve që janë ndjekur televizionet muajin e fundit .

Ora News ndiqet me shume ne fashen 21- 24:00, më pas renditet fasha e dyte ora 18:21:00

Top Channel ndiqet më shumë në fashën 18- 21:00

Edhe Tv Klan ndiqet më shumë në fashën 18- 21:00

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco