FOTO/ Filmi i ri i Jackie Chan në ekranin e madh:'The Foreigner'

FOTO/ Filmi i ri i Jackie Chan në ekranin e madh:'The Foreigner'

11:36, 09/09/2017
Ylli 63-vjeçar i filmave aksion, hongkongasi Jackie Chan, i njohur për rolet e tij në artet marciale, pas një pushimi të gjatë,po punon për një prodhim të Hollivudit.

Kësaj here aktori i mirënjohur e ka shmangur stilin e tij ku kombinon komedinë, aksionet dhe artet marciale.

Chan po interpreton një rol dramatik në thrillerin "The Foreigner" (I huaji), një bashkëprodhim nga STX Entertainment me qendër në Los Angeles, Sparkle Roll Media me seli në Pekin dhe Wanda Cinemas.

" U thashë se jam i vjetër për një rol filmi" tha Chan kur tregoi se si nisi bashkëpunimi i tij i fundit për rolin më të ri në kinema.

Roli që Chan do të luajë në film është ai Quan, pronar i një restoranti të vogël kinez në Londër, vajza adoleshente e të cilit ka humbur jetën pas një shpërthimi bombe.

Quan, është një ish anëtar i forcave special dhe veteran i Luftës në Vietnam, i cili kërkon të hakmerret për humbjen e së bijës.

Filmi i ri hollivudian "The Foreigner " do të shfaqet nëpremierë në kinematë kineze nga 30 shtatori, ndërsa në Amerikën e Veriut më 13 tetor.

Ky do të jetë filmi i pare i aktorit të mirënjohur Chan, që do të shfaqet në SHBA, pas çmimit Oscar që iu dha së fundmi për karrierën e tij të gjatë kinematgrafike.

Rivali i Chanit në film, është aktori i njohur irlandez Pierce Brosnan, i cili interpreton rolin e Hennessy-t, një zyrtar britanik. Kjo është hera e pare që ikonat hollivudiane të filmit interpretojnë së bashku në ekranin e madh.

Chan e vlerëson bashkëpunimin me kolegun Brosnan për të cilin është shprehur se ka shpirt profesionisti . Por nga ana tjetër Chan nënvizon se aid he Brosnan kanë të bëjnë me një regjizor me kërkesa të larta. Bëhet fjalë për neozelandezin Martin Campbell, me të cilin Brosnan ka bashkëpunuar në një nga seritë e filmit " James Bond" e pikërisht te "Golden Eye" (1995).

Përsa i përket regjizorit Campbell, një nga filmat e tij më të vlerësuar është "Casino Royale" (2006), përsëri pjesë e serialit thrillet " James Bond".

Chan tregon se regjizori Campbell është shumë serioz në punë dhe këtë gjë rrallë e ka vërejtur te kineastë të tjerë. Madje me humor Chan thote se regjizori Brosnan i trajton atë dhe Brosnanin sikur të jenë fillestarë në xhirimin e një filmi. Këtë gjë vetë Chan e pëlqen.

Nga ana e tij regjizoti Campbell e ka vlerësuar shumë Jackie Chan për të cilin thotë se është mjaft i përshtatshëm për rolin e Quan , pasi është një actor emotive dhe me guxim të madh.

Filmi "The Foreigner " bazohet në romanin me të njejtin titull të botuar në vitin 1993. Sipas regjizorit filmi është dramatik dhe here pas here shfaq një atmosphere ushtarake për shkak të personazheve të tij.

Campbell priti 4 muaj për të marrë lejen për xhirimin e një skene në Urën Lambeth të Londrës. Madje banorëve të zones iu kërkua të largoheshin nga shtëpitë ditën e xhirimit për shkak të skenave me të shtëna.

Ekipi i xhirimit kishte vetëm 4 orë në dispozicion për realizimin e kësaj skene të vështirë luftimesh në rrugë, për të cilën nuk mund të bënin dublim.

Në grupin e aktorëve që interpretojnë në filmin "The Foreigner" përfshihet dhe aktorja kineze Liu Tao si dhe aktorja irlandeze Charlie Murphy.

Pas realizimit të filmit "The Karate Kid" në vitin 2010, Chan ktheu sytë nga Kina.

Lidhur me vendimin për të interpretuar në një film në moshën 63 vjeçare Chan tha për mediar se e kishte humbur interesin pasi duke përsëritur të njejtat skena dhe role filmash i dukej se nuk kishte cfare të jepte më për spektatorin e ekranit të madh. "Regjizorët e Hollivudit më kërkonin të luaja filma, si rolin e një oficeri kinez të policisë. Por unë doja diçka ndryshe", tha Chan. Ai ka kthyer mjaft propozime për role të ndryshme sepse ishte duke pritur ndonjë skenar që ta tërhiqte.

Aio tha se tregu super i madh I filmit në Kinë e kishte lejuar atë të intepretonte në gjini të ndryshme filmike.

Në vitin 2012, filmi i tij "Chinese Zodiac" (Horoskopi kinez) u fokusua në në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Kinës, ndërsa në vitin 2015 me filmin "Dragon Blade" Chan solli në vëmendje të publikut Rrugën e Lashtë të Mëndafshit. Filmi "Railroad Tigers", i shfaqur në fillim të këtij viti, prekte temën e Luftës së Rezistencës kundër pushtuesve japonezë në vitet 1931-45.

Filmat e Chan tepër të pëlqyer nga publiku kinez e kanë bëlrë atë një nga aktorët më të paguar në këtë vend ku të ardhurat nga filmat arritën në 3 miliard dollarë.

"Fillimisht bëja filma për të fituar lekë. Pastaj fitova fame. Ndërsa tani mendoj se të tjera gjëra janë të rëndësishme", u shpreh aktori i njohur kinez Jackie Chan. Ai shpreson qe filmi i tij më i ri "The Foreinger" të pëlqehet nga publiku i kinemasë./CRI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment