Filmim i rrallë i viteve '40: Si i përpunonin lëkurat, artizanët shqiptarë

Filmim i rrallë i viteve '40: Si i përpunonin lëkurat, artizanët shqiptarë

13:15, 08/09/2017
A+ Aa A-

“Filmavisen” ishte një buletin i përjavshëm i lajmeve që shfaqeshin si filma në kinema në vitet 1941-1963 në Norvegji. Buletinet janë prodhuar nga Norsk Film A / S.  Edhe pse mund të jenë më të hershme, filmimet për Shqipërinë janë transmetuar në vitin 1944.

Pamjet filmike tregojnë procesin e përpunimit të lëkurëve në Shqipëri, në mënyrë artizanale.

Përpunimi i lëkurëve në rrugë industriale nis në Shqipëri në vitet ’20. Në Gjirokastër, Shkodër, Vlorë e Korçë kjo industri do të njihte zhvillimin më të madh.

Lëkurët e bagëtive grumbulloheshin dhe pasi liheshin të thaheshin, kriposeshin dhe futeshin për t’u zbutur(regjur) në gropa me gëlqere ku më pas shpërlaheshin dhe përdoreshin për këpucë, çanta e veshje të tjera.

Gjatë periudhës së regjimit komunist, metodat e përpunimit të lëkurëve do të përmirësoheshin ashtu sikurse edhe teknologjia. Ndërkohë, në vitet ’90 kjo industri do të mbyllej e ndërmarrjet e grumbulimit të lëkurëve do të mbylleshin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco