Koncerti i Shkëlzen Dolit, surpriza në Sheshin “Skënderbej”

Koncerti i Shkëlzen Dolit, surpriza në Sheshin “Skënderbej”

09:51, 08/09/2017
A+ Aa A-

Violinisti shqiptar i Filarmonisë Vjenës, Shkëlzen Doli, do të sjellë në sheshin "Skënderbej" një show muzikor unik.  Koncerti ka një program të pasur artistik duke u bazuar kryesisht në muzikën e gjithë trevave shqiptare.

Por nuk do të mungojnë edhe perlat e muzikës botërore si ajo kalabreze, vals, tango, flamengo.

Doli me projektin e tij "Albanian Soul" synon të bëjë promovimin më të madh të muzikës shqiptare jashtë kufijve. Eventi i datës 23 shtator pritet të jetë dhe një nga eventet më të mëdha të organizuara në Tiranë.

Muzika e përzgjedhur dhe show nga maestro Doli është ideuar të jetë për të gjithë grupmoshat dhe të gjithë artdashësit. Pjesë e orkestrës do të jenë edhe instrumentistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Vjena. Do të ketë dhe disa te ftuar specialë gjatë mbrëmjes.

Show të ngjashëm muzikorë realizohen prej 1 dekade edhe nga violinisti Andre Rieu në qytezën e tij në Maastricht në Hollandë, ku prej 6 vitesh kërkesat për të qenë në eventin e Rieu kanë kaluar pritshmëritë duke thyer dhe rekord botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco