Ç'ndodhte në Korçë në shek. XIX kur binte zjarr, zjarrfikësit ishin osmanë

Ç'ndodhte në Korçë në shek. XIX kur binte zjarr, zjarrfikësit ishin osmanë

13:46, 07/09/2017
A+ Aa A-

Çfarë ndodhte në shek. XIX, kur binte zjarr? Arkivi Qendro i Shtetit zbulon një prej regjistrave të Fondit "Mitropolia e Korçës", ku shënohen disa kronika që përshkruajnë ngjarje të ndodhura në disa fshatra apo në qytetin e Korçës në fund të shek. XIX - fillim të shek. XX.

Nga shënimet që mban, regjistri duket se kanë qenë pronë e familjes Canco nga Korça. I gjithë teksti është shkruar në greqisht.

Njëra prej kronikave na tregon se më 10 shtator 1890, rreth orës 5 të natës, ra një zjarr pranë murit të Mitropolisë. Disa nga djemtë e qytetit u hodhën mes flakëve si "tre djemtë në furrë", duke shpëtuar qytetin nga djegia.

Bamirësi Dhimitraq Mborja u dhuroi të dëmtuarve tre mijë grosh, për riparimin e dëmtimeve. Teksa, thotë kronika, zjarrfikësit osmanë treguan plogështi të madhe. Foto: AQSh.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco