VIDEO EKSKLUZIVE/  Kati Holmes dhe Jamie Foxx e deklarojnë hapur dashurinë, dalin dorë për dorë në publik

VIDEO EKSKLUZIVE/ Kati Holmes dhe Jamie Foxx e deklarojnë hapur dashurinë, dalin dorë për dorë në publik

10:19, 06/09/2017

Kati Holms dhe Jamie Foxx e kanë konfirmuar më në fund dashurinë e tyre pas aq shumë viteve fshehjeje të romancës së tyre në publik, njofton Daily Mail, duke publikuar fotot eksluzive, cituar nga Syri. net. 

Kati Holms dhe Jamie Foxx e kanë konfirmuar më në fund dashurinë e tyre pas aq shumë viteve fshehjeje të romancës së tyre në publik. Çifti, që dyshohet se është i lidhur që në vitin 2013, më në fund u shfaq teksa i gëzohej një dite në plazh të hënën.

Që të dy më parë kishin marrë masa të jashtëzakonshme për ta mbajtur lidhjen e tyre sekret, pas një pretendimi të ish-bashkëshortit të Katie, që kishte futur dhe në një klauzolë të marrëveshjes së tyre të divorcit në vitin 2012, që e ndalonte Katie të kishte një lidhje publike për pesë vjet.

Por ja që ata nuk i kanë fshehur ndjenjat e tyre për njeri-tjetrin teksa mbaheshin prej dore dhe qeshnin duke ecur përgjatë bregut në plazhin e Malibusë me këmbët zbathur.

Dy të dashuruarit e kaluan pushimin e Ditës së Punës në Amerikë  sëbashku  në një shtëpi buzë oqeanit, ku u panë duke qendruar së bashku në oborr. Ata ishin harmonizuar me njeri tjetrin duke mbajtur që të dy kapele me strehë. Ish-ylli i “Daëson’s Vreel’ dukej e ëmbël në një fustan vere në blu kurse aktori fitues i Oscar, me një palë panatallona sportive dhe bluzë më mëngë të shkutra. /SYRI.NET 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment