118 shqiptarët e gjallë e të vdekur që ndaloheshin të hynin në Shqipëri në 1991 Oficerë dhe ushtarë që ruanin kufirin gjatë regjimit totalitar

118 shqiptarët e gjallë e të vdekur që ndaloheshin të hynin në Shqipëri në 1991

12:36, 03/09/2017
A+ Aa A-

Nga Kastriot Dervishi.

Me dekretin nr.3005, datë 23.11.1959 të Presidiumit të Kuvendit Popullor regjimi komunist pat shpallur një amnisti për të arratisurit politike, prej së cilës u amnistuan 7.003 persona dhe u cilësuan “kriminelë lufte” 208 të tjerë.

Nga kjo amnisti u riatdhesuan në Shqipëri vetëm 60 persona, një pjesë e të cilëve edhe u burgosën pas një farë kohe. Nga 208 personat, jetonin në fundin e vitit 1990, rreth 104 persona.

Në vitin 1991 në kushtet e reja, trashëgimtarët e regjimit komunist kërkuan “aktualizimin” e dekretit të vitit 1959. Një informacion nr.959, datës 4.9.1991 i Ministrisë së Rendit Publik, listoi 118 persona si “kriminelë”.

    Formulimi i listës u bë në mënyrë naive dhe qesharake nga Ministria e Rendit Politik, në bazë të dekretit të amnistisë së vitit 1959. Nuk ishte kurrfarë akti ligjor në përcaktimin e saj. Autoritetet e ministrisë në fjalë, bënë një interpretim idiot të dekretit të vitit 1959, pa marrë parasysh rrethanat e reja në të cilat ndodhej Shqipëria. Kryegafa e kësaj liste me "kriminelë" ishte zëvendësimi i Mbretit Zog me Leka Zogun. Pra hartuesit e listës i njihnin të drejtën vetes të vendosnin për "trashëgiminë" e "kriminelëve". Dhe meqë Leka Zogu ishte 5 vjeç kur mbaroi lufta, ai ishte bërë "kriminel". Ky dokument me fjalinë shoqëruese "Lista emërore e kriminelëve të arratisur jashtë shtetit që nuk përfitojnë nga amnistia e bërë me dekretin nr.3005, datë 23.11.1959", nuk njihet deri sot. Atë e hartuan oficerë Sigurimi që punonin në atë kohë në Ministrinë e Rendit Publik. Çdo pikë e kalimit kufitar kishte urdhër t'i ndalonte personat e kësaj liste të hynin në Shqipëri. Por, sikurse e përmenda, kjo listë përbëhej nga të vdekur e të gjallë, duke e paraqitur kështu si një listë qesharake. Listë nuk pati fuqi. Të arratisurit u amnistuan me nenin 2 të ligjit nr.7514, datë 30.9.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”.

    Lista e "kriminelëve të luftës" e datës 4.9.1991

    1-Leka Zogu
    2-Azem Mustafa Shehu
    3-Avdul (Aqif) Emin Kadiu
    4-Alo Muke Luarasi
    5-Asllan Zenel Cenaj
    6-Ajdin Qazim Mete
    7-Abulla MuratKaloshi
    8-Ali Kajmak Tubova
    9-Ago Sherif Agaj
    10-Asim Shefqet Jakova
    11-Abaz Fejzo Ermenji
    12-Bajrush Azem Kosova
    13-Bardhok Shkurt Markaj
    14-Dodë Bardhok Gjini
    15-Ditar Ibrahim Kurtesi
    16-Dilaver HasanKacuqi (u dogj dhjetor 1951)
    17-Dilaver Dino Begu
    18-Dhimitër Miho Maksakuli
    19-Enver Mehmet Shaska
    20-Enver Selman Dangëllia
    21-Eqrem Hysen Peshkëpia
    22-Enver Halim Peshkëpia
    23-Eqrem Mahmet Telhaj
    24-Ndue Frrok Dushi
    25-Gjon Mark Jaku
    26-Gjon Marka Çupi
    27-Gjon GjetoVokrri
    28-Gjon Marka Ndou
    29-Hysen Osman Vërçani
    30-Hetem HamitXhera
    31-Haki Shefik Shehu
    32-Hafuz Selman Hasa
    33-Hiqmet Elmaz Meçe
    34-Hasan Elmaz Dosti (kishte vdekur)
    35-Ishan AbdiToptani
    36-Isuf Maksut Baruti
    37-Islam Sali Dobra
    38-Isa Haziz Manastirliu
    39-Isuf Mehmet Luzaj
    40-Jorgji Refael Ruço
    41-Jonuz HysenNdreu
    42-Kujtim Bektash Cakrani
    43-Kadri Hysen Morina
    44-Kolë Ndue Frroku
    45-Kolë PrendëDoda
    46-Kajo Maksut Tresova
    47-Kosta Harallamb Karajani
    48-Kalem Ibrahim Xhepaxhiu (u dogj i gjallë dhjetor 1951 në Rrajcë)
    49-Limoz Vehip Runa
    50-Llesh Marka Doda
    51-Miftar Zenel Spahiu
    52-Meto Fetah Kalliri
    53-Mubereq MuratToptani
    54-Mark FranoTraboini
    55-Mark Pash Pëllumbaj
    56-Mehmet HasanXherahi
    57-Mustafa Ismail Doko
    58-Mark Bib Vokrri
    59-Mark Tunxh Myftari
    60-Mark ZefNdreca
    61-Musa RexhHasani
    62-Mato Murat Myftaraj
    63-Ndue Mark Lala
    64-Nikoll DodPrenga
    65-Ndue Jak Zefi
    66-Ndue Jak Bajraktari
    67-Ndue Lush Martini (Prela, Miraka)
    68-Ndrec NdueTuçi
    69-Nikoll Mark Gjon Markaj
    70-Ndue Gjon Markaj
    71-Nesti JosifKopali
    72-Pal Mark Lala
    73-Prend NdueKaziu
    74-Qemal Mustafa Siqeca
    75-Qazim Azem Çakërri
    76-Qazim Neki Libohova
    77-Qani Emin Lesko
    78-Reis SheroAgaj
    79-Ramiz Faslli Gjilani
    80-Ramiz MehmetKoçaj
    81-Ramadan Ismail Koçaj
    82-Rexhep Musli Krasniqi
    83-Ruhi Veip Runa
    84-Reshat Dervishi Biçaku
    85-Rexhep Refat Beqiri (Dervish Rexhep)
    86-Skënder Muço Metohu
    87-Sulo Banush Pipa
    88-Syrja Shefik Shehu
    89-Sabaudin Shefqet Haxhiu
    90-Sait QazimDemneri
    91-Selaudin Hysen Sula
    92-Selman BanushZhurka
    93-Sami Ali Çaushaj
    94-Stavro KristoKokali
    95-Subi IdrizTopulli (ishte vrarë në vitin 1944)
    96-Seit beg Kryeziu
    97-Sadik FeçorPremtaj (kishte vdekur)
    98-Shaban Fetah Peshtani
    99-Shyqyri Dervish Biçaku
    100-Tajar Mehmet Shaska
    101-Tahir Hajdar Vata
    102-Turan Vesel Aliko
    103-Teki Isuf Xhindi
    104-Tahir Avdulla Hoxha
    105-Theodhor Refail Ruço
    106-Vasil KolëAndoni
    107-Vasil Dhimitër Alarupi
    108-Vehbi Mehdi Frashëri (kishte vdekur më 1988)
    109-Xhemil Hysen Dino (kishte vdekur më 1972)
    110-Xhafer Zenel Meçe
    111-Ymer Jakup Çakallozi
    112-Zef Zog Zogu
    113-Zef Marka Gjoka
    114-Zeqir Jashar Hoshi
    115-Zyber Mahmut Musaraj
    116-Zef Marka Çupi
    117-Zef Preng Gjoka
    118-Zenel Sali Kellolli

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco