Nga bezdia për perlat deri tek virgjëria, 5 fakte mbi shpikësin e madh Nikola Tesla

Nga bezdia për perlat deri tek virgjëria, 5 fakte mbi shpikësin e madh Nikola Tesla

10:02, 28/08/2017
A+ Aa A-

Nikola Tesla ishte një nga shkencëtarët më të mëdhenj të fillim shek. XX. Ai lindi në Perandorinë Austro-Hungareze dhe migroi më vonë në SH.B.A për të eksperimentuar me elektrecitetin. Ai ekspozoi shpikje të ndryshme elektrike dhe bëri shfaqje për të treguar arritjet e tij shkencore. Ai vdiq në moshën 86 vjeçare në Nju Jork.

Ai shfaqte një sjellje shumë të çuditshme: Sjellja jo e zakontë e Teslës ishte e njohur për banorët e lagjes ku banonte në Nju Jork. Ai i kishte bezdi perlat dhe refuzonte t’u fliste njerëzve që i mbanin. Për më tepër ai kur hante darkë kërkonte ekzaktësisht 18 peceta.

Ai vdiq i virgjër: Edhe pse mund të duket e  çuditshme ky është një fakt i vërtetë ai kurrë në jetën e tij nuk ka patur një femër.

Ai dizenjoi një “rreze vdekjeje”: Tesla deklaroi se ai kishte plane për të shpikur një rreze që kishte fuqinë që të rrëzonte një flotë prej 10.000 avionësh në një largësi prej 200 miljesh. Por kjo ide nuk u mor parasysh për azhornimet ushtarake të ushtrisë amerikane.

Ai kishte shumë talente: Shpikësi kishte një kujtesë fotografike dhe memorizonte shumë mirë imazhet dhe librat. Ai gjithashtu fliste rrjedhshëm 5 gjuhë.

Kujtesa e tij ishte aq e gjallë sa që ai nuk bënte pothuajse kurrë skica por vetëm me memorien e tij ai realizonte shpikjet.

Ai dhe Tomas Edisioni (shpikësin e llambës) nuk shkonin mirë: Tomas Edisioni i kërkoi ndihmë Teslës në kërkimet e tij shkencore. Por pasi ata e mbaruan bashkëpunimin e tyre, Edisioni nuk e pranoi faktin se Tesla e kishte ndihmuar. Të dy ishin përgjegjës për kërkime në rrymën alternative. Armiqësia e tyre ishte aq e fortë sa Tesla nuk pranoi që ta ndante çmimin Nobel me Edisonin, dhe grindja e tyre përfundoi duke mos e marrë asnjëri çmimin.konica.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco