Adoleshenti shqiptar, shembull për nota të shkëlqyeshme në Angli

Adoleshenti shqiptar, shembull për nota të shkëlqyeshme në Angli

10:51, 26/08/2017
A+ Aa A-

“Jam i kënaqur me rezultatet e mia, dhe jam në dyshim nëse do të studioj në mjekësi apo në inxhinierii”, ka thënë djaloshi shqiptar

Kishte shkuar në Angli, si një refugjat, derisa tani ka nota të shkëlqyeshme dhe është vlerësuar lart për notat në shkollë.

Kjo është historia e 16-vjeçarit shqiptar, Stiven Bregu. “Erdhi në Bristol dy vjet më parë, duke folur shumë pak gjuhën angleze, por tani ka kaluar një varg të klasave të lartë GCSE (certifikatë vlerësimi për arsimin e mesëm)”, shkruan “Bistol Post”.

Bregu ishte larguar nga Shqipëria në vitin 2015 për arsye familja, duke u vendosur në Bristol, për t’iu bashkuar St Mary Redcliffe dhe Temple School në tetorin e vitit tjetër, përcjell albinfo.ch.

Ai ka arritur nota të larta në matematikë, fizikë, biologji e kimi, duke qenë shembull për shumë adoleshentë tjerë.

“Jam i kënaqur me rezultatet e mia, dhe jam në dyshim nëse do të studioj në mjekësi apo në inxhinieri. Kam takuar shumë njerëz të ndryshëm, kultura të ndryshme. Në fillim ishte vështirë, por më pas jam ambientuar. Dallon shumë nga arsimimi në Shqipëri”, ka thënë djaloshi shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco