FOTO/ Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur

FOTO/ Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur

07:44, 21/08/2017
A+ Aa A-

Në Uashington u nda nga jeta Dick Gregory, njeriu që në vitet 1960 kapërceu barrierat racore dhe përdori humorin për të dhënë mesazhin e nevojës për drejtësi sociale. Ai ishte 84 vjeç.

I biri njoftoi se Gregory vdiq mbrëmë në një spital të Uashingtonit, ku po qëndronte i sëmurë prej një jave. Ai ishte një prej komedianëve të parë me ngjyrë që arriti sukses në mesin e publikut të bardhë, në fillim të viteve 1960. Ai arriti të bëhej nga një djalë i varfër nga St Ljuisi, në një aktor satirik me famë, që fliste para publikut për ndarjet racore, në prag të lëvizjes për të drejtat civile.

Gregory u përpoq të hynte në politikë në vitet 1960; në vitin 1966 ai kandidoi për postin e Kryetarit të Bashkisë të Çikagos, por humbi në zgjedhje. Në vitin 1968 ai ishte kandidati i partisë për Paqe dhe Liri në zgjedhjet presidenciale, ku arriti të sigurojë 200 mijë vota.

Si një admirues i Gandhi-t dhe Martin Luther Kingut, Dick Gregori ishte idhtar i lëvizjes për të drejtat e njeriut, pa mjete me dhunë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco