FOTO/ Grace Kelly, një simbol i çmuar i stilit dhe elegancës

FOTO/ Grace Kelly, një simbol i çmuar i stilit dhe elegancës

09:00, 20/08/2017
A+ Aa A-

Hollywoodi kurrë nuk ka dështuar në misionin tij e  për të zbuluar aktoret e mrekullueshme dhe për të ndarë talentin e tyre me botën.

Këto Venuses të ekranit të madh kanë frymëzuar audienca të cilët jo vetëm që janë joshur nga shfaqjet por edhe nga bukuria dhe stili i tyre.

Marilyn Monroe zgjeroi imazhin e biondes simpatike; Ava Gardner u cilësua si zeshkania më magjepse e botës së ekranit, Audrey Hepburn përcaktoi elegancën e përjetshme. Këto aktore legjendare kanë provuar parimin e njohur se bukuria zbehet, por stili mbetet dhe sigurisht, kur flasim për stilin nuk mund të rrimë pa përmendur një nga aktorët më të njohura në hollivud, e cila edhe pse nuk ka shumë vite karrierë si aktore , emri i saj ka një rëndësi të veçantë sa i përket frymës së re të stili që solli në hollivud.

Alfred Hitchcock e përshkroi atë si "një vullkan të mbuluar me borë" dhe "një forcë të fuqishme dhe shumë të bukur në ekran" kur fliste për të në ‘Rear Windoë’, filmi i pestë i Kelly-it, por ai që e vulosi vendin e saj të lartë në rendin e filmave të Hollywoodit. Megjithëse karriera e saj filmike zgjati vetëm pesë vjet, eleganca dhe bukuria e saj u bë një simbol i sofistikimit të qëndrueshëm.

Mund të thuhet se Grace Kelly nuk kishte ose madje nuk kishte ndjekur një stil të caktuar: ajo kishte stilin e saj nga koka deri te këmbët.

Emir I saj inspiroi shumë shtëpi mode, madje shtëpia e modës Hermes përdori emrin e aktorës "Kelly Bag" në nder të saj.

Stili i saj klasik amerikan njihet si "Grace Kelly Look", e cila bashkonte finesë, esprit, thjeshtësi dhe elegance./SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco