Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

VIDEO/ Si iu lut Nexhmije Hoxha, Nënë Terezës: Çliro varrin e Enverit nga shpirtrat, ushtarët po përfundojnë në psikiatri

VIDEO/ Si iu lut Nexhmije Hoxha, Nënë Terezës: Çliro varrin e Enverit nga shpirtrat, ushtarët po përfundojnë në psikiatri

12:06, 19/08/2017
A+ Aa A-

Një histori për jetën e Nënë Terezës, per te cilen shumë nuk jane ne dijeni, qe lidhet me vizitën e saj në Shqipëri në vitin 1989 dhe vecanerisht viziten e saj tek varri i diktatorit komunist Enver Hoxha, qe nga media u paraqit si një shenjë respekti dhe nje menyre paqeje ndërmjet Shqipërisë dhe besimit katolik.

Edhe pas vdekjes së diktatorit Hoxha, qeveria komuniste vazhdonte me persekutimin e Nene Terezes deri në vitin 1989, kur njerezit po kalonin në trazira, ndersa shume ushtarake ishin angazhuar në mbrojtjen e varrit dhe eshtrave te diktatorit.

Gjatë patrullave të natës, ne varrin e diktatorit, ushtaret e angazhuar atje kishin filluar te ndjenin zhurma të mbinatyrshme e te çuditshme (madje thonë se disa përfunduan në spitalet psikiatrike, pas detyrave te tyre ).

*Video e rrallë mësohet të jetë bërë nga TVSH dhe është mbajtur në arkivën shtetërore për një kohë të gjatë.

Kështu, në vitin 1989, vit në të cilin të gjitha barrierat mes Lindjes dhe Perëndimit u shembën, e veja e Hoxhës iu kthye Nënë Terezës me një letër, duke i kërkuar asaj që te “lironte” varrin e burrit nga shpirtrat.

Në letër, i premtohej Nene Terezes se, ajo do të kishte qasje të lirë në vend për të jetuar apo për të vizituar varrin e nënës dhe motrës së saj, qe vdiqen respektivisht në vitin 1971 dhe 1974, per të cilat deri atë kohe nuk ishte lejuar.

Për këto arsye, Nënë Tereza shkoi në varrin e diktatorit dhe pas nje lutjeje te gjate zhurmat mbinatyrshme pushuan së ekzistuari.
*Marrë nga lalucedimaria.it

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco