VIDEO/ 40 vjet pa Elvis Presley

VIDEO/ 40 vjet pa Elvis Presley

07:42, 17/08/2017
A+ Aa A-

Elvis Aaron Presley, "King of Rock'n'roll" nderroi jetë 40 vjet më parë (16.08.1977) në moshën 42 vjeçare. Duke u kthyer në ikonë të skenës së Rock'n'roll-it ai u quajt shpesh vetëm "Elvis".

Edhe dyzet vjet pas vdekjes së tij jehona e tij mbetet aktuale me një sërë adhuruesish të muzikës së tij dhe mjaft pasues, që e imitojnë atë. Ai konsiderohet një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të muzikës rock dhe të kulturës pop të shekullit të 20-të. Në mbi një milairdë disqe të tij janë shitur, çka e bën atë një ndër artistët solistë më të sukseshëm në botë. Ai e nisi karrierën në vitin 1954 ndër të parët e lëvizjes Rockabilly, një përzierje mes "muzikës country" të të bardhëve dhe ritmeve të blues-it.

Elvis Aaron Presley lindi më 8 janar 1935 në Tupelo në Mississippi. Elvis Presley i pari yll në historinë e muzikës rock ka kryer vite të shërbimitushtarak në Gjermani. Në kuadër të shërbimit ushtarak ai më 1 tetor 1958 u vendos në kuartierin amerikan në Friedberg të landit të Hessenit. Më 1 maj 1967 ai u martua me Priscilla Ann Beaulieu, që e kishte njohur në fund të vitit 1959 në Gjermani. Fëmija i vetëm i tyre Lisa Marie Presley lindi më 1 shkurt 1968 në Memfis./DW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco