Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Një përshkrim rrënqethës i bëmave të mafias botërore

Një përshkrim rrënqethës i bëmave të mafias botërore

12:15, 14/08/2017
A+ Aa A-

Nga John Lloyd, botuar në Financial Times. 

Federico Varese, i cili krimin e organizuar e ka punën e jetës, është kapoja i gjithë kapove të studimeve për mafian. Dëshira për të gërmuar përherë e më thellë përmes shtresave të dhunës, kamaraderisë, lakmisë, korrupsionit dhe përçmimit të njerëzve, njëherazi parazitë në kurriz të shoqërisë dhe përbuzës së saj, e zhyt atë në botën e tyre, për të zbuluar se edhe pse të ndryshme, në rrënjë të gjithë mafiat janë njësoj. Ato shkatërrojnë dhe pretendojnë se kanë nder.

Dy nga vëzhgimet më rrënqethëse në këtë libër të pasur e të shkruar rrjedhshëm (Jetë mafioze: Dashuri, vdekje e pará në zemët të krimit të organizuar) janë, së pari, se mafiat “e vënë veten para institucioneve të qeverisë, në konkurrencë me shtetin legjitim”. Së dyti, “mafiat lulëzojnë në demokraci”. Varese citon Antonio Calderonen, një bos siçilian i penduar, që thotë se ai dhe shokët e tij instruktoheshin të votonin vetëm për Kristian Demokratët, të cilët “ishin parti demokratike, vërtet demokratike. Ata e ndajnë pushtetin. Mafia mund të jetojë me këtë”.

Regjimet totalitare, si fashizmi italian, e shtypën mafian deri në prag shfarosjeje; me vendosjen e demokracisë mafia u rrit përsëri. Vetë tani — me rritjen e policisë, lehtësinë më të madhe në dënime, shtimin e survejimit dhe të penduarit – mafia siçiliane për përballet, në mos me shfarosjen, me eliminim masiv. Por Camorra napolitane dhe sidomos’Ndrangheta kalabreze janë rritur e vazhdojnë të rriten. Familjet kalabreze janë pasuruar me trafikun e heroinës përmes portit të Gioia Tauro (fatkeqësisht, Varese nuk thotë shumë për këtë).

Jeta mafioze është shpesh e shkurtër dhe zakonisht e tensionuar. “Vory v zakone” (Hajdutët e ligjit, elitë kriminale në Rusi), e lindur në burgjet sobjetike, jeton më shumë se kushdo me rregullat e saj, duke refuzuar çdo kontakt me shtetin e policinë, shumë e egër në konfliktet e saj. Yakuza japoneze, e cila pretendon se ka prejardhje nga samurait (Varse mendon se origjina e tyre vjen nga kumarxhinjtë e e fundit të shekullit të 19-të), i lajnë hesapet me shpata – jo dhe aq se janë pasardhës së samurajve, por sepse mbajtja e armë është krim shumë i rëndë në Japoni.

Shpeshherë mafiat rreshtohen me dhe përdoren nga shtetet. Triadat e Hong Kongut, përballë demostratave pro demokracisë më 2014, morën anën e autoriteteve kineze në konfrontimet me demonstruesit. Aty ku mafia është e fuqishme, si për shembull kartelet e drogës në Meksikë apo WA-të, përpunuesit e heroinës në rajonet Shan dhe Kachin të Mianmarit (thuhet se përpunojnë 45% të furnizimit botëror), ata krijojnë “shtetin” e tyre, me ligje, furnizime sociale dhe kod të ashpër ndëshkimor.

Këto janë shoqëri mashkullore, në asnjë mafia nuk lejohen që gratë të kenë rol (me përjashtim të rastit në Yakuza kur Fumiko Taoka mori për tre vjet drejtimin e grupit Yamaguchi-gumi, prej 23 mijë vetësh, pas vdekjes së burrit të saj). Dashuria është gjë me rrezik për burrat e nderit, pasi çon në konfidenca dhe tradhti të mundshme. Kur më 2014 takove Elisabetta Tripodin, kryebashkiaken trime të qytetit të ’Ndranghetas Rosarno, ajo më tha se dy gra të ’Ndranghetas ishin bërë informatore. “Ishte më mirë për fëmijët e tyre që ato të bashkëpunonin me policinë”. Njërën e vranë dhe trupi ia tretën në acid, tjetra mbijetoi për të dëshmuar kundër anëtarëve të vetë familjes së saj. Dënimet që vijuan shkuan në 600 vjet në total.

Jeta e një bosi mafioz është e ndrydhur dhe me rrezik. Duke përdorur burimet e tij dhe të të tjerëve, Varese tregon për një Merab, një bos i vory v zakone në Gjeorgji, që përpiqej të rregullonte një takim të madh në Itali me bosë mafiozë, për të arritur disa marrëveshje dhe rritur statusin e tij. Me policinë në Gjeorgji, Rusi e Itali në dijeni të shumicës së lëvizjeve të tij, Merabi më në fund ia arriti ta realizonte dhe fitoi edhe një bonus: vrasjen e një rivali të fuqishëm, Khasan.

Mafias i pëlqen të përfaqësohet me dinjitet. Mafizove iu pëlqen trilogjia e filmave Kumbari, me theksin te nderi, dashuria për famliljen dhe kufizimet. Një vor në Kazan të Rusisë, Radik Galiakbarov, imitonte Marlond Brandon në të folur. Sado tërheqës, filmat zbukurojnë: Galiakbarov ishte një bandit sadist që sundoi me terror për 20 vjet.

Varese nuk idealizon. Neutral në përshkrimin e tmerreve, ai e mbyll duke thënë se “dhimbja e shkaktuar... nuk mund të pranohet kurrë”. Por ajo mund të kuptohet dhe ai na ndihmon së tepërmi për këtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco