Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik në rrënojat e Pompeit

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik në rrënojat e Pompeit

08:12, 29/07/2017
A+ Aa A-

Ristrukturimi i disa ndërtesave të mbetura në rrënojat e Pompeit çoi në një zbulim të jashtëzakonshëm nga arkeologët; një varr monumental, i cili me shumë gjasë i përkiste një menaxheri të shfaqjeve të gladiatorëve në qytetin antik që u shkatërrua nga shpërthimi i malit Vezuv ne vitin 79 pas lindjes se Krishtit.

Menaxheri i njohur i cili vdiq një vit para shpërthimit të vullkanit u varros në zonën e Pompeit të quajtur San Paolino.

Për shkak të famës dhe të pasurisë atij iu kushtua një epitaf i gjatë i shkruar në mermer që doli në dritë nga ky zbulim. Ai vë në pah aspekte të historisë së qytetit të lashtë të Pompeit dhe vërteton pothuajse me siguri emrin e personit në fjalë.

Ndoshta bëhet fjalë për Gneo Alleo Nigidio Maio, të cilin populli e mbiquajti “princi” i kolonisë në shenjë mirënjohje për shfaqjet e mrekullueshme që organizonte.

Në këtë gërmim befasues, studiuesit zbuluan për herë të parë gjurmë të pompeianëve që iknin nga shpërthimi i Vezuvit.

Janë ta qarta vijëzimet e lëna nga një karvan sipër një shtrese prej dy metrash të materialit  vullkanik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco