FOTOT e rralla/ Gjyshi i Edi Ramës, si shofer i Ahmet Zogut

FOTOT e rralla/ Gjyshi i Edi Ramës, si shofer i Ahmet Zogut

17:37, 21/07/2017
A+ Aa A-

Historia është e njohur. Vetë kryeministri Edi Rama ka rrëfyer disa herë për gjyshin e tij, i cili ka qenë shofer i Ahmet Zogut.

Rreth dy muaj më parë, i ulur në tryezën e një familje tiranase, Rama pohoi se gjyshi i tij para se të bëhej shofer i mbretit, kishte qenë shofer i kryetarit të Bashkisë së Durrësit në atë kohë.

“Kam pas gjyshin shofer. E çoi i ati në Itali, stërgjyshi jonë, për t’u bërë intelektual, ai çar bëri? Gjithë lekët që i kishte dhënë baba për një vit, i mori dhe bleu makinë, e jetonte në Durrës. E thirri kryebashkiaku më pas dhe i tha:

- Si mund të kesh ti makinë më të mirë se unë?

E mori dhe u bë shoferi i tij. Më pas kur shkon në festën e 28 nëntorit që organizoi Mbreti Ahmet në Tiranë. Aty e pa mbreti kryebashkiakun dhe e pyeti se:

- Çne ti me këtë makinë kaq të bukur.

E ky i tha:

- E ka shoferi im.

Më pas gjyshi u bë shoferi i lartmadhnisë”.

Te gjithë përkrahësit e Ahmet Zogut, diktatori Enver Hoxha i përndoqi për 45 vite me radhë. Është e habitshme se si familja e kryeministrit Rama, që ishin shërbëtorë dhe stafi i oborrit mbretëror, u bënë të përkëdhelurit e vetë Enver Hoxhës.

    /SYRI.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    likja25/07/2017 15:42

    Nuk flitet se per ç'fare viti behet fjale, sepse Mbreti Zog ka pasur edhe nje mercedes jashte serie te dhuruar nga Hitleri qe me pas eshte shitur ne angli nga Zogu...apo rrenat pa fund te rrenarrames?

    Jugu21/07/2017 21:11

    Sherbetore dhe rrufjane kane qene brez pas brezi... Çfare presim ne nga nje sherbetor me shume se kaq...

    LZ21/07/2017 19:33

    Edi s'i ngjaka kurrkund Vlashit. As Kristaqi s'i ngjaka. Ahmet Zogut po. Se paku nga shtatlartesia. Po s'prish pune, se edhe Gregori i ngjan me fort Kristaqit sesa Edit. Jane socialiste e progresiste qe ne gjeneze fisi i ketyre. Nuk merren me gjera te vogla, kur kane gjera me te medha per te bere.

    SHKODRAN21/07/2017 17:59

    Vetem 'pse' mos thoni dhe mos kerkoni.

    Atdhetari 21/07/2017 17:50

    Me lind pytja a mos valle kristaq rama a mos eshte djali i ahmet zogit dhe edi rama nipi i tij,duke shikuar ftyr m..ti qe ka....

    Lomy21/07/2017 17:48

    E kane per trashegimi timonin....e te shkuares per lesh!

    Shto koment

    Denonco