Vdes krijuesi i 'zombive', George A Romero

Vdes krijuesi i 'zombive', George A Romero

14:27, 17/07/2017
A+ Aa A-

Ashtu sikurse kinemane e ka shpikur dikush, dikush ka shpikur edhe zombit, të gjallët ­e ­vdekur të kinemasë. Dhe ky është George Romero, i cili dje ka vdekur "prej vërteti".

“Night of the Living Dead" (1968) ishte "fëmija e tij i parë", koncepti i të cilit që prej asaj kohe është kopjuar e stërkopjuar nga dhjetëra e qindra të tjerë regjizorë deri në dhimbje, deri në maskaradë.

Romero bën pjesë tek ata të paktë kineaste që kurrë nuk e tradhtoi artin e tij.

Në një intervistë krejt të fundit të tij, jo pa të drejtë ai shprehej i indinjuar për paçavure të tilla hollyvudiane si "World War Z" me aktorin­-biznesmen Brad Pitt apo për serinë "The Walking dead", filma apo seri në të cilët tashmë mungon tërësisht satira sociale, kritika subversive ndaj shoqërisë amerikane (aq e rëndësishme në filmat me zombi te Romeros për t'u zëvendësuar me skena me demek 'të frikshme' ku thjesht shihen zombi që bëjnë masakra: aksion dhe vetëm aksion.

Filmi i tij i fundit që pata parë në kinema ishte "Diary of the dead" (2009), po aq entuziasmues dhe funebër sa dhe gjithë filmat e tjerë të mjeshtrit të cilët, në mënyrën e tyre, gjithmone kanë reflektuar klimën politike dhe sociale të epokës. George Romero is dead. Long live the leaving dead!" /Peshkupauje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leka 23/07/2017 06:45

Sikur ta dinte ky që në Shqipëri ekziston një zombie i vërtetë dhe shqiptarët e votuan për kryeministër.

Shto koment

Denonco