Festivali i Filmit në Venecia, 'Luani i artë për karrierën' i jepet Fonda dhe Redford

Festivali i Filmit në Venecia, 'Luani i artë për karrierën' i jepet Fonda dhe Redford

12:49, 17/07/2017

Aktorët Jane Fonda dhe Robert Redford do të nderohen me çmimin “Luanët e artë të karrierës” në edicionin e 74 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.Vendimi është marrë nga juria e Bienales së Venecias .

Dorëzimi i çmimeve do të zhvillohet në 1 shtator në Sallën e Madhe të Pallatit të Madh të Kinemasë në Venecia.

Në të njëjtin rast, përpara vlerësimit do të shfaqet edhe filmi jashtë konkursit i Netflix “Our Souls at Night”, prodhuar nga Robert Redford dhe shoqëria e tij Wildwood Enterprises, me regji të Ritesh Batra dhe interpretuar nga Jane Fonda dhe vetë Redford./Tgcom25

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment