FOTO/ Trokisni në portën e dijes. Pamjet e mrekullueshme që ofron libraria e ‘Grand Splendid’ në Amerikën e Jugut

FOTO/ Trokisni në portën e dijes. Pamjet e mrekullueshme që ofron libraria e ‘Grand Splendid’ në Amerikën e Jugut

11:53, 11/07/2017
A+ Aa A-

‘El Ateneo Grand Splendid’ është një nga libraritë më të bukura në Amerikën e Jugut dhe jo vetëm.

Kjo ndërtesë e vendosur në Buenos Aires në Argjentinë është projektuar nga Pero dhe Torres Armengol në vitin 1860.

Fillimisht kjo librari ka qenë teatër, ‘Teatro Grand Splendid’ dhe në vitet 1920 u shndërrua në një kinema.

Në vitin 1991, për shkak të ekonomisë së dobët, kjo kinema u mbyll, por u shpëtua nga prishja pasi shtëpia botuese Ateneo e bleu ndërtesën për t’a shndërruar në një nga libraritë më mahnitëse që botë.

Pas një restaurimi prej 3 milion dollarësh, Grand Splendid u rihap në vitin 2000, tashmë si një librari.

Dora e arkitektit Fernando Manzone, është ajo që ka rikthyer ambientet e kësaj ndërtesë në pamje të mahnitshme.

Deri në vitin 2007 raportohet se janë shitur mbi 600,000 libra.

Më poshtë do të shikoni ambientet e mrekullueshme të librarisë në të cilën ndodhen më shumë së 120,000 libra./Përshtati Olta Mata/ Syri.net

    E kush nuk do donte t'i vizitonte të paktën një herë këto ambiente!

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco