Apeli i jep pronësinë e Top-Channel, Vjollca Hoxhës

Apeli i jep pronësinë e Top-Channel, Vjollca Hoxhës

16:06, 08/07/2017
A+ Aa A-

Pas 1 viti proces gjyqësor pronësia e aksioneve të televizionit Top-Channel i kalon Vjollca Hoxhës dhe fëmijëve të saj si trashëgimtarë të të ndjerit Dritan Hoxha.

Ky vendim është dhënë më 21 qershor në gjykatën e apelit, ndërsa ende nuk është zbardhur i argumentuar.

Apeli ka vendosur të pranojë padinë e trashëgimtarëve të të ndjerit Dritan Hoxha duke i njohur atyre pronësinë mbi aksionet e televizionit.

Kjo padi me objekt njohje pronar i është pranuar paditëses Vjollca Hoxha dhe fëmijëve të saj Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha, Itan Hoxha kundër të paditurve Albert Sino, Aurel Baci ish-shokët e Dritan Hoxhës dhe ish staf i Top-Channel.

Albert Sino dhe Aurel Baçi kanë pasur në pronësi 60 % të aksioneve të Top-Channel ndërsa me këtë vendim të gjykatës së apelit këto aksione kalojnë në favor të familjarëve të Dritan Hoxhës.

Ndërsa ky vendim i Apelit i cili është i ekzekutueshëm pritet që të ankimohet në Gjykatën e Lartë me rekurs nga Albert Sino dhe Aurel Baçi. /Report tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco