Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Televizioni iranian dokumentar për radikalizmin islamik në Ballkan. Në fokus Shqipëria

VIDEO/ Televizioni iranian dokumentar për radikalizmin islamik në Ballkan. Në fokus Shqipëria

16:01, 06/10/2016
A+ Aa A-

Televizioni iranian “PressTv” ka realizuar në gusht një dokumentar për radikalizmin islamik në Ballkan. Dokumentari është i strukturuar thjeshtë: mbi bazën e të dhënave mediatike për muxhahedinët ballkanas që iu bashkuan ISIS në Siri ka intervistuar gazetarë, publicistë, klerikë myslimanë apo edhe ekspertë të sigurisë në katër vende: Kosovë, Maqedoni, Bosnje, Serbi dhe Shqipëri.

Nga Shqipëria prononcohen gazetarë dhe ministri i Brendshëm, që riprodhojnë ato mendime dhe shkrime që janë publikuar tanimë në mediat shqip. Gjithsesi bie në sy se ndonëse polarizimi fetar, apo radikalizmi fetar është më i ndjeshëm në Bosnje dhe Maqedoni, vëmendja e televizionit përqendrohet më së shumti në Shqipëri, të cilës i kushton edhe një historik të shkurtër politik. Më shumë sesa të gjejë shkaqet e këtij feneomeni, materiali në fakt ekspozon një rrezik të radikalizmit fetar në dyert e BE-së, duke realizuar ndërkohë një prezantim edhe për publikun iranian.

Ndonëse në fund, realizuesit njohin arritjet e qeverisë shqiptare për uljen dhe kufizimin e xhihadistëve përmes masave të forta ligjore./Respublica

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco