FOTO/ Nancy, qyteti i një kënaqësie vizuale. Qendra e një lëvizjeje arkitekturore

FOTO/ Nancy, qyteti i një kënaqësie vizuale. Qendra e një lëvizjeje arkitekturore

11:37, 21/06/2017
A+ Aa A-

Thuhet se Art Nouveau është stili i parë modern që lulëzoi në agimin e shekullit të 20-të.

Kur është fjala për arkitekturën, ekziston një debat rreth asaj, se a ishte një stil apo një detaj, por një gjë është e sigurt: ajo ishte mjaft revolucionare dhe qyteti francez i Nancy ishte në qendër të tij.

Përzierja mbresëlënëse e stileve arkitekturore në Nancy krijon një atmosferë që është e pamundur të injorohet, duke e bërë këtë qytet një kënaqësi vizuale.

Arkitektura e artit të ri pati një ndikim të qëndrueshëm këtu, gjë që nuk është befasi pasi që këtu është zhvilluar stili i arkitekturës.

Në kundërshtim me gjeometrinë e saktë të formave neoklasike, Art Nouveau ("arti i ri" në frëngjisht) frymëzonte nga bota natyrore në një përpjekje për të krijuar diçka të re.

Ai përfshin të gjitha format e artit dhe dizajnit, duke përfshirë pikturën,mobilje, dizajn grafik dhe arkitekturë.

Stili u shfaq fillimisht në Paris, duke shkaktuar reagime të përziera; Ndërsa disa njerëz e donin atë, të tjerët e përçmonin, shkruan Syri.net.

Në mes të shekullit të 20-të, nuk kishte asnjë stil tjetër në arkitekturën dhe dizajnin europian, aq popullor sa Art Nouveau. Dizajnerët po rebeloheshin kundër stileve historike dhe akademike të shekullit të 19-të dhe shikonin të ardhmen duke krijuar një stil që kurrë nuk shihej apo përjetohej.

Në një periudhë të shkurtër, Art Nouveau u përhap në shumë qytete të mëdha evropiane, duke përfshirë Paris, Barcelona,Vjenë, Mynih, Glasgow dhe Torino. Megjithatë, brenda një dekade stili u tërhoq në shumicën e këtyre qyteteve dhe nuk u zgjodh më nga arkitektët.

Në periudhën midis Luftës Franko-Prusiane dhe Luftës së Parë Botërore, popullsia e Nancy u dyfishua. Qyteti përjetoi një zhvillim të konsiderueshëm ekonomik, por më e rëndësishmja, Nancy u bë një qendër e madhe e arteve dekorative franceze.

Nancy, u bë një qendër për artin dhe arkitekturën , dhe kjo falë artistëve dhe arkitektëve të cilët me mjeshtëri i kombinuan aftësitë e tyre me qëllim të krijimit të disa prej ndërtesave më të mira në Evropë./SYRI.net

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco