FOTO/ Avni Rustemi i arrestuar pas atentatit në Paris

FOTO/ Avni Rustemi i arrestuar pas atentatit në Paris

13:48, 19/06/2017
A+ Aa A-

Më 13 qershor 1920 u vra në Paris të Francës, Esad Pashë Toptani, një nga politikanët shqiptarë më me influencë të kohës, Kryeministër i Shqipërisë në vitet 1914 - 1916, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

 Atentatori ishte Avni Rustemi nga Libohova, veprimtar i lëvizjeve patriotike në Shqipëri dhe Itali.

Ish-kryeministri i mërguar Toptani, në vitet 1918-1920 po përpiqej të ndërhynte pranë Konferencës së Paqes për t’u njohur si përfaqësues i Shqipërisë, përkundër vullnetit të forcave politike në Shqipëri.

Siç deklaroi atentatori në gjyqin kundër tij në Paris, vrasjen e kreu për motive kombëtare, pasi e konsideronte Toptanin tradhëtar të Shqipërisë.

Rustemi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Francës dhe u kthye në Shqipëri pas 6 muajsh paraburgim. Ai vetë vdiq në një atentat më 1924 në Tiranë, pranë vendit ku sot ndodhet sheshi që mban emrin e tij.

Në foto shfaqet Avni Rustemi i arrestuar, pas atentatit në Paris, dhe Esad Pashë Toptani, fotografi nga Studio Marubi.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco