Filmat e verës

Filmat e verës

04:35, 19/06/2017
A+ Aa A-

Vera ka mbërritur e bashkë me të, është rindezur sfida për të dërguar në sallat e kinemave filma të rëndësishëm gjatë muajve të nxehtë. Mes fundit të qershorit dhe korrikut do të dalin nëpër kinema filma që variojnë nga saga e “Transformes - Kavalieri i Fundit”, e deri tek riekranizmi i “Spiderman - Kthimi në Shtëpi”, apo filmit aventurë “Qytetërim i humbur...”.Ndërkohë, në gusht, mbërrin i shumëprituri Dunkirk e më pas despicable me 3. Pra, ka për të gjitha shijet...

Sezoni veror sidoqoftë hapet me “Transformes - Kavalieri i Fundit”, me një kast që përfshin edhe Antoni Hopkins. Më pas vijnë qytetërim i humbur i marrë nga “Z, Qyteti i Humbur”, i David Grann, histori e vërtetë e ish-spiunit dhe eksploratorit britanik Persi Harrison Faucet, që kërkoi për shumë kohë qytetin e humbur duke humbur edhe vetë në 1925 bashkë me të birin. 

Në kast, Carli Hanam, Robert Patinson dhe Siena Miller. Në korrik, vijnë “Spiderman-Kthimi në Shtëpi” me Tom Holland në petkat e njeriut merimangë, dhe Robert Douni Xhunior që vesh armaturën e njeriut të hekurt.

Më pas vjen Carlize Theron si protagoniste e biondes atomike në të cilin interpreton një agjente të Mi6.

Ndërsa gushti vjen me Kullën e zezë të regjisorit Nikolaj Arcel, i cili e ka xhiruar filmin bazuar në një seri librash të Stiven King; Një histori fanta-shkencë që pozicionohet në perëndim. Protagonistë Idriz Elba dhe Methju MekKonahej. 

Më pas vjen Dunkirk i Kristofer Nolan. I vendosur në Francën e vitit 1940, rrëfen për disa qindra ushtarakë të forcave aleate që provuan të largoheshin nga plazhi i Dunkirk pasi ishin rrethuar nga ushtria gjermane. Në kast janë përfshirë  Tom Hardi, Keneth Branah dhe Harri Styles.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco