Si sot 7 vjet më parë ndërroi jetë i madhi Bekim Fehmiu

Si sot 7 vjet më parë ndërroi jetë i madhi Bekim Fehmiu

14:39, 15/06/2017
A+ Aa A-

Sot shtatë vjet, ndërroi jetë aktori më i madh shqiptar, Bekim Fehmiu. Në përkujtimin që u mbajt gjashtë ditë më vonë në kinema ABC në Prishtinë, djali i tij Uliksi recitoi baladën antologjike “Njeriu këndon pas luftës” të poetit serb Dušan Vasiljev.

Ishte testamenti i fundit i Bekimit, që kjo baladë të recitohej pas shuarjes së tij. Balada u krijua në fillim të shekullit të kaluar. Është e trishtë dhe rrëzëllen fuqishëm se arti nuk njeh kufij dhe është i përbotshëm.

Kur u shua aktori i madh, Parlamenti i Kosovës nuk denjoi të mbajë një minut heshtje për nder të tij. Gjesti do të mbetet njollë e zezë në historinë e Parlamentit të Kosovës.

Njeriu këndon pas luftës

Unë kam shkelur në gjak deri në gju
Dhe ëndrra më nuk kam.
Motra ime është shitur, nënës flokët e thinjur ia kanë prerë
Unë nuk kërkoj hise në këtë botë lavire dhe të baltosur.
Unë jam i etshëm për ajër, qumësht
Dhe për këtë vesë të bardhë mëngjesi.
Unë kam shkelur në gjak deri në gjunjë
Dhe nuk kam ditur pse?
Vëllanë armik të madh e kam quajtur
Dhe jam sulur në errësirë përpara duke klithur
Dhe atëherë edhe Zoti, edhe njeriu, edhe istikami
Fluturojnë në ferr.
Dhe sot i qetë shikoj se si cikërrimtari zgjeban
Të dashurën grua ma përqafon
Se si vërshima pullazin ma shpartallon
Dhe nuk kam dëshirë e as fuqi që t’i hakmirrem.
Oh, më jepni vetëm një grusht ajër dhe qumësht
Dhe pakëz vesë,
Vesë të bardhë mëngjesi
Të tjerat i paqit për nder. /revistakult

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco