Vdes aktori i njohur rus Aleksei Batalov

Vdes aktori i njohur rus Aleksei Batalov

14:43, 15/06/2017
A+ Aa A-

Aktori i njohur rus, Aleksei Batalov, ylli i filmit “Kur shtegtojnë krillat”, i cili fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Kanës (1958), vdiq në moshën 88-vjeçare, njoftoi sot agjencia zyrtare ruse e lajmeve, TASS.

“Aleksei Vladimiroviç vdiq dje në mbrëmje”, theksoi një mik dhe koleg i aktorit, Vladimir Ivanov, cituar nga agjencia e lajmeve.

Sipas shtypit rus, Aleksei Batalov ishte shtruar në spital në muajin janar për një frakturë në kockën e legenit dhe u shtrua sërish në spital për shkak të komplikimeve.

Pjese nga filmi ”Kur shtegtojne krillat” me aktoren Tatiana Samoilova

Ai u bë i njohur kryesisht për rolet në filmat “Kur shtegtojnë krillat” (Palma e Artë në Kanë në vitin 1958), “Moska nuk beson tek lotët” (Oskar për filmin më të mirë të huaj në 1981) dhe “Zonja me kone” (1960).

“Vdekja e Batalovit është një humbje e madhe. Ishte një aktor i shquar sovjetik, rus… një burrë i ndjeshëm dhe i rafinuar”, deklaroi për agjencinë e lajmeve TASS përfaqësuesi special i presidentit rus për bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar, Mihail Shvidkoi.

“Ishte një artist i mrekullueshëm. Sot, nuk ka shumë si ai”, theksoi regjisori dhe deputet në Duma, Stanislav Govoruhin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco