Del libri '‘Adriano dhe Çelentano, pak artist dhe pak burrë'

Del libri '‘Adriano dhe Çelentano, pak artist dhe pak burrë'

12:22, 05/06/2017
A+ Aa A-

Dhjetë vite pas publikimit të Adriano Çelentano, 1957-2007: 50 vite prej rebeli”, shkrimtari dhe gazetari Sergio Cotti ka prezantuar dje librin “‘Adriano dhe Çelentano: ‘pak’ artist dhe ‘pak’ burrë”

Një prezantim i parë përpara atij zyrtar në 17 qershor në Galbiate (Lecco), vendi ku këngëtari jeton dhe që atë ditë do të mbajë një koncert.

“Libri shpejgon autori tregon 60 vitet e karrierës së Adriano Çelentano përmes muzikës së tij, nga Festivali i Rock and Roll, në 18 maj 1957, tek disku i fundit në bashkëpunim me Minën. Në libër janë analizuar të gjithë albumet e tij, përfshirë ato zyrtare dhe janë shpjeguar të gjitha këngët.Në fakt libri i dytë është një përpunim i atij të parit”, shpejgon Conti.

Conti shprehet se “Celentano është padyshim një nga artstët italianë më të vlerësuar, edhe pse prej më shumë se 20 vitesh daljet e tij janë bërë edhe më të rralla”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco