Tenesi, ekspozitë për yllin e muzikës kauntri Jason Aldean

Tenesi, ekspozitë për yllin e muzikës kauntri Jason Aldean

14:06, 01/06/2017
A+ Aa A-

Karriera e Jason Aldean-it është paraqitur në Muzeun dhe Sallën e Famës të Muzikës Kauntri, në Nashvil të Tenesisë, që nga fëmijëria e tij në Xhorxhia.

Ylli i kauntrit tha se gjatë vizitës javën e kaluar në ekspozitën e hapur në muze, për herë të parë familja e tij kuptuar vërtet se sa punë duhej për të arritur në krye:

"Unë mendoj se të gjithë fëmijët e mi e dinë, dhe gruaja ime po ashtu, që nga koha që ata kanë ardhur në jetë, se ne kemi qenë në krye të botës. Kthimi pas dhe të parit e gjërave nga grupi im i vjetër, para se e gjitha kjo të fillonte, mendoj se kjo ndoshta i ndihmon ata të kuptojnë më mirë gjërat që kam kaluar për të arritur deri këtu. Prandaj, ishte gjë e bukur kthimi dhe të parit e disa prej atyre gjërave që nuk i kisha parë prej një kohe të gjatë."

Aldean-i shtoi se jo gjithmonë reflektonte mbi karrierën e vet. Megjithatë, një pjesëtar i i ri që pritet t'i shtohet familjes së tij e ka bërë këngëtarin të entuziazmuar për kapitullin e ardhshëm të jetës së vet.

Ai mësoi kohët e fundit se e shoqja, Brittany, është shtatzënë me një djalë, i cili do të jetë djali i parë i yllit të muzikës kauntri, pas dy vajzave nga një martesë e mëparshme/CRI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco