FOTO/ Artisti dixhital rikthen me mjeshtëri fotografitë e dëmtuara si të ishin shkrepur në atë moment

FOTO/ Artisti dixhital rikthen me mjeshtëri fotografitë e dëmtuara si të ishin shkrepur në atë moment

09:05, 30/05/2017
A+ Aa A-

Thuhet se një foto vlen sa njëmijë fjalë dhe për shumë prej nesh kjo është  provuar si e vërtetë.

Ndonjëherë, kemi kaluar orë duke u përpjekur për të përshkruar një moment nga e kaluara, por vetëm një vështrim në një fotografi mund t’i përshkruaj të gjitha.

Për gati dy shekuj, fotografia ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën tonë duke ruajtur kujtimet tona gjatë gjithë viteve dhe duke i ruajtur ato për gjeneratat e ardhshme.

Fotografitë na kujtojnë njerëzit që duam dhe momentet që kemi kaluar së bashku me ta në të kaluarën.

Një fotografi mund të na kthejë në momentet më të çmuara dhe mund të na kujtojë atë që ishim dikur, mund të na bëjë të pyesim veten se çka jemi tani dhe kjo mund të na japë forcën për të ecur përpara pas një ngjarjeje tragjike.

Megjithatë,  edhe fotografitë nuk mund të zgjasin përgjithmonë, dhe gjatë viteve ata mund të dëmtohen për shkak të ekspozimit ndaj dritës, temperaturës dhe lagështisë. Ruajtja e papërshtatshme,gjithashtu mund të dëmtojë lehtë fotografitë tona duke lënë vrima dhe njolla.

Për fat të mirë, tani ka shumë profesionistë, puna dhe pasioni i të cilëve është që t'i kthejnë këto fotografi të dëmtuara siç ishin më parë.. Megjithatë, kur bëhet fjalë për restaurimin e fotografive, pak mund të përputhen me aftësitë e artistit ukrainas Tetyana Dyachenko.

Më poshtë do të shikoni disa fotografi, të cilat artistit Dyachenko i ka rikthyer siç ishin më parë./SYRI.net

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco