Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Festivali i Kanës, filmi 'The Square' i Ostlund fiton Palmën e Artë

Festivali i Kanës, filmi 'The Square' i Ostlund fiton Palmën e Artë

07:24, 29/05/2017
A+ Aa A-

Filmi «The Square» i regjisorit suedez Ruben Östlundfitoi Palën e Artë të Festivalit të 70-të të Kanës, gjatë ceremonisë së mbylljes, e prezantuar nga aktorja italiane Monica Bellucci, të dielën.

Filmi francez «120 battements par minute», i regjisorit Robin Campillo, mori Çmimin e Madh. Çmimi i 70-vjetorit të festivalit i krijuar posaçërisht për këtë edicion, i takoi aktores Nicole Kidman.

Palma e artë për filmin me metrazh të shkurtër shkoi për regjisorin kinez Qiu Yang për filmin "Une nuit douce" (Xiao Cheng Er Yue/A Gentle Night).

Juria, e kryesuar nga Pedro Almodovar, përbëhej këtë vit nga katër femra: aktorja amerikane Jessica Chastain, aktorja dhe regjisorja franceze Agnès Jaoui, regjisorja gjermane Maren Ade dhe aktorja kineze Fan Bingbing, si dhe nga katër burra: kompozitori francez Gabriel Yared, aktori amerikan Will Smith, regjisori italian Paolo Sorrentino, regjisori koreanojugor Park Chan-wook.

19 filma me metrazh të gjatë ishin në garë në edicionin e 70-të të Festivalit të Kanës për çmimin e Palmës së Artë./CRI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco