Kritikët e zemërojnë ‘The Rock'

Kritikët e zemërojnë ‘The Rock'

14:34, 26/05/2017
A+ Aa A-

Është protagonist i filmit “Baywatch”, i frymëzuar nga seriali i famshëm me të njëjtin emër, dhe mesa duket është edhe mbrojtësi numër 1 i këtij filmi nga kritikat që ka marrë.

Dwayne Johnson, i cili njihet edhe me nofkën “The Rock” (Shkëmbi), përdori Twitter-in për t’iu kundërpërgjigjur kritikëve.

“Fansat e DASHUROJNË filmin. Kritikët e URREJNË. Ndryshim i madh. Njerëzit thjesht duan të qeshin dhe të zbaviten”, shkroi Johnson.

Aktori shtoi se ka pasur raportime që njerëzit nuk e kanë mbajtur dot nga të qeshurit dhe kjo, sipas tij, është gjëja më e rëndësishme./politiko.net


     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco