Sot shënohet Dita Evropiane e Parqeve

Sot shënohet Dita Evropiane e Parqeve

13:38, 24/05/2017
A+ Aa A-

24 Maji përkujton krijimin e nëntë parqeve të para kombëtare evropiane në Suedi në vitin 1909. Kjo ditë festohet në një sërë qytetesh të mëdha të Evropës, ku parqet shërbejnë si “mushkëritë e qytetit” si pasojë e përqendrimit të lartë të trafikut, të industrisë dhe zhurmës.

Ministria e Mjedisit, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) Shqiptare për promovimin e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri”, mbështetur nga programi #ACHIEVE të zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit #REC Shqipëri, me mbështetjen financiare të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri (European Union in Albania), organizon në qendrën e Parkut Kombëtar Valbonë, “Ditën e

Evropiane të Parqeve” në bashkëpunim me AdRZM Kukës, Shoqatën Kombëtare të Parqeve të Shqipërisë (ShKPSh) dhe nxënës të shkollës 9-Vjeçare Tropojë.
Dita Evropiane e Parqeve u promovua për herë të parë në vitin 1999, me nismën e EUROPARC Federation, me qëllim rritjen e profilit të zonave të mbrojtura evropiane dhe gjenerimin e mbështetjes publike për qëllimet dhe punët e tyre.

24 Maji përkujton krijimin e nëntë parqeve të para kombëtare evropiane në Suedi në vitin 1909. Kjo ditë festohet në një sërë qytetesh të mëdha të Evropës, ku parqet shërbejnë si “mushkëritë e qytetit” si pasojë e përqendrimit të lartë të trafikut, të industrisë dhe zhurmës.

Parqet e Shqipërisë dhe nevoja që ato kanë për një menaxhim të qëndrueshëm, duhet të kenë një mbështetje më të madhe publike, kështu që ky aktivitet ndërgjegjësues i bashkohet nismës mbarë Evropiane, për edukimin e vlerave të biodiversitetit të brezit të ri, të cili do të jenë edhe “kujdestaret” e ardhshëm të tyre, shkruan atsh.

Edhe në Parkun e Dajtit sot do te ketë disa aktivitete mjedisore të organizuara nga Ministria e Mjedisit dhe shoqata të ndryshme mjedisore./ KultPlus.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco