Jeta dhe veprimtaria artistike e aktores së famshme britanike Audrey Hepburn

Jeta dhe veprimtaria artistike e aktores së famshme britanike Audrey Hepburn

09:41, 18/05/2017
A+ Aa A-

Audrey Kathleen Ruston vajza e Joseph Victor Anthony Ruston dhe Ella van Heemstra u lind më 4 maj 1929, në Ixelles, Bruksel, Belgjikë. Babai i saj ishte me prejardhje britanike dhe nëna e saj ishte një baronesh holandeze.

Për shkak të profesionit të babait të saj si oficer kredie, familja u zhvendosej  shpesh, nga Brukseli në Londër për në Hagë  duke u kthyer më pas  sërish në Bruksel. Babai i saj e braktisi familjen kur Audrey ishte gjashtë vjeç - një ngjarje që Audrey kurrë nuk mori vesh se si ishte e vërteta.

Nëna e saj vendosi të kthehej në Arnhem në pjesën lindore të Holandës, në qytetin ku ajo ishte rritur. Dy vjet më vonë, Audrey dhe nëna u zhvendosën përsëri, këtë herë në Kent, Angli. Audrey u regjistrua në shkollë në fshatin Elham.

Babai i Audrey ishte përfshirë në ideologjinë fashiste, një lloj nacionalizmi totalitar dhe ishte kthyer në Londër.

Ai dhe vajza e tij nuk kishin kontakt deri në 1960, kur Audrey zbuloi se  ai po jetonte në Dublin të Irlandës. Megjithëse ata nuk kishin një marrëdhënie të mirë, Audrey ndihej i detyruar të kujdeset për të financiarisht deri në vdekjen e tij në vitin 1980.

Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, nëna e Audrey ndjeu se shtëpia e tyre në Holandë do të ishte më e sigurt se Anglia, dhe ata u kthyen në vitin 1939. Audrey përfundoi shkollimin e saj në Arnhem Conservatory, një shkollë e arteve të bukura në Arnhem ku mësoi muzikë dhe balet .

Në 1940, Holanda u pushtua nga Gjermania naziste, gjë që detyroi Audrey të ndryshojë emrin e saj në Edda van Heemstra, në mënyrë që të mos konsiderohej e dyshimtë për shkak të emrit të saj anglez.

Audrey vuri në dukje tmerret e regjimit nazist dhe citohet të ketë thënë: " Çdo gjë e tmerrshme që dëgjoni ose lexoni për nazistët. Është më keq se sa mund të imagjinoni ndonjëherë.

Xhaxhai i saj, Otto van Limburg Stirum, u ekzekutua për shkak të pozitës së lartë të familjes në kulturën holandeze.

Pas këtyre ngjarjeve, Audrey dhe familja e saj u zhvendosën në Velp, Gelderland dhe qëndruan me gjyshin e saj Baron Aarnoud van Heemstra. Atje ajo dëshmoi se hebrenjtë lokalë u ngarkuan me trena në rrugën e tyre drejt kampeve gjermane.

Më 16 shtator 1944, Operacioni Market Garden, nis beteja për të rimarrë Arnhem. Mijëra parashutistë nga Ushtria e Parë Aleate e Ajrit u ulën në Holandë me urdhër për të marrë të gjitha urat. Pas dhjetë ditëve solide të luftimit të Divizioneve të SS Panzer, trupat e mbetura të Aleatëve u transportuan në 26 shtator 1944. Shumë viktima, duke përfshirë edhe ushtarët e humbur, të plagosur dhe të kapur, numri i tyre arrinte deri  17.200 burra. Në tetor Forcat Ajrore Amerikane shkatërruan urën në Arnhem. Gjatë betejës, mijëra shtetas holandezë u evakuuan. Për ata që qëndruan, ushqimi thuajse nuk ekszistonte. Zjarri "Hongerëinter" vrau mbi 30,000 qytetarë. Deri në maj të vitit 1945 nuk u çlirua Holanda. Pasi kishte humbur gjithçka në luftë, Audrey dhe familja e saj u shpërngulën në Amsterdam, ku nëna e saj punonte për një familje të pasur si një shtëpiake. Në këtë kohë Audrey vazhdoi shkollimin e saj për balet.

Pasi u zhvendos në Londër, Audrey punoi si modele për të ndihmuar nënën e saj, e cila ishte e detyruar të punonte në një me pagesë të ulët për të ushqyer familjen. Deri në vitin 1948, Audrey kishte marrë pjesë në disa grupe muzikore, dhe këtu nis edhe karriera e saj.

Ajo u vlerësua menjëherë nga kritikët dhe filloi të merrte çmime. Në vitin 1953, roli i saj i parë ishte me Gregory Peck në Roman Holiday. Në këtë film ajo mori çmimin e Akademisë për Aktoren më të Mirë, Çmimin BAFTA për Aktoren më të Mirë Britanike në Rolin Kryesor dhe Çmimin e Artë Globe për Aktoren më të Mirë në një Drama të Filmit.

Veprimtaria i saj vazhdoi në filma të Hollivudit dhe në shfaqje në Broadway; Ajo mori nominime dhe çmime në pothuajse të gjitha filmat ku u shfaq. Ajo luajti me yje të njohur si Cary Grant, Burt Lancaster, Shirley MacLaine dhe Peter O'Toole.

Në vitin 1988, Audrey filloi të shfaqej në filma dokumentarë.

Audrey gjithashtu nisi të punojë për UNICEF-in, duke vizituar vende të tilla si Etiopia, Turqia, Venezuela, Ekuadori, Vietnami, Bangladeshi dhe ato të Amerikës Qendrore. Presidenti George H. W. Bush e vlerësoi me Medaljen Presidenciale të Lirisë për punën e saj humanitare.

Truman Capote- një nga emrat më të mëdhenj të kinematografisë hullivudiane,nuk donte që Audrey Hepburn të luante Holly në ‘Breakfast at Tiffany's"; Zgjedhja e tij ishte ikona e bukurosë së viteve 50-të  Marilyn Monroe.

Në vitin 1992, Audrey u diagnostikua me kancer. Megjithëse ajo u operua dhe kaloi përmes kimioterapisë, kanceri i saj ishte terminal.

Aktorja e famshme e cila ka lënë gjurmë përgjatë gjithë karrierës së saj artistike u kthye në Zvicër,  ndërsa ndërroi jetë në gjumë  mesnatën e 20 janar  të vitit 1993

Ajo u varros në Varrezat Tolochenaz në Tolochenaz të Zvicrës./O.M 

SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco