Nik Xhelilaj sot në Tiranë!

Nik Xhelilaj sot në Tiranë!

10:36, 27/04/2017
A+ Aa A-

“Ëngjëjt janë larg”, është filmi më i ri shqiptar nën regjinë e Gjergj Xhuvanit. Me një kast tejet interesant, me aktorë BIG të kinematografisë shqiptare, regjisori ‘kthen’ në Shqipëri pas shumë vitesh edhe aktorin e talentuar Nik Xhelilaj, i cili tashmë po korr sukses jashtë kufijve të Shqipërisë

Është premiera “Engjëjt janë larg” që do të fillojë projeksionet në kinema Millennium prej datës 27 prill duke sjellë në ekranin e madh një nga prodhimet më të fundit shqiptare.

Historia e filmit është e vendosur në kohën e  luftës së Kosovës 1999, ku Mario një prift italian, refuzon që të braktisë jetimët për të cilët kujdeset. Dita dites jeta veshtirsohet, ushqim nuk ka me.Mario kthehet ne nje hajdut nate per te siguruar ushqim. Ai kalon aventura mes frikes se jetes dhe peshes se mekatit. Përtej Adriatikut, Hana shumë tërheqëse, braktis jetën e saj si prostitutë, dhe merr rrugën për në zonën e nxehtë të luftës, në kërkim të vajzës së saj. Kur Hana arrin në jetimoren e Marios, ajo bëhet një nënë për fëmijët e tronditur nga lufta, dhe një atraksion lind midis saj dhe njeriut të Zotit.

Në filmin e shkruar dhe drejtuar nga Xhuvani, janë përzgjedhur në rolet kryesore aktorët Rinaldo Rocco, Teuta Krasniqi, Ndriçim Xhepa dhe Fatmir Spahiu. Mes tyre është edhe aktori i Nik Xhelilaj.

Filmi është prodhuar nga On FILM PRODUCTION dhe Buka Production ndërsa është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, QKK – Qendra Kinematografike e Kosoves Mantova Film Commision dhe RTSH Radio Televizioni Shqiptar./Bordo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco