VIDEO - FOTO/ Ndahet nga jeta mjeshtri i muzikës shqiptare, që ka marrë çmime kombëtare e ndërkombëtare

VIDEO - FOTO/ Ndahet nga jeta mjeshtri i muzikës shqiptare, që ka marrë çmime kombëtare e ndërkombëtare

22:18, 20/04/2017
A+ Aa A-

Është ndarë nga jeta sot në moshën 83-vjeçare ikona e artit dhe kulturës popullore shqiptare Ndue Shyti, mjeshtri i çiftelisë, i nderuar me titullin “Artisti i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”.

Ndue Shyti, i cili i dha hov artit dhe kulturës folklorike shqiptare njihet dhe si krijues i ansamblit popullor Puka, pjesë e të cilit ishin 100 instrumentistë.

Shpesh çiftelia e tij është kthyer në objekt studimi për studiues e muzikologë ndërkombëtarë, të cilët i kanë cilësuar të pabesueshme tingujt e lëshuar prej saj në duart e Ndue Shytin.

Në karrierën e tij për më shumë se 60-vjeçare “Artisti i popullit” Ndue Shyti numëron 17 çmime, urdhra e medalje kombëtare e ndërkombëtare, ndërsa tashmë emrin e tij e mbajnë disa aktivitete artistike në vendin tonë.

Deri tani Ndue Shyti mbetet instrumentisti i papërsëritshëm i çiftelisë, këtij instrumenti unikal, që është cilësuar si vegla magjike me të cilin artisti Ndue Shyti befasoi shumë juri ndërkombëtare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco