Berati në Turqi, takimi i qyteteve historike me lumenj të Ballkanit

Berati në Turqi, takimi i qyteteve historike me lumenj të Ballkanit

11:24, 29/03/2017
A+ Aa A-

Në Bashkinë Esenler (Stamboll) në Turqi u organizua takimi i qyteteve historike të Ballkanit. Tema e takimit ishte “Uji si element i qytetërimeve të hershme”. Aktiviteti evokoi vlerat e hershme të qytetërimeve ballkanike me ujin si element lidhës ndërmjet qyteteve.

Qytetet pjesëmarrëse ishin Esenler (Stamboll - Turqi), Berat (Shqipëri), Plovdiv (Bullgari), Nish (Serbi), Kostancë(Rumani), Vishegrad (Bosnjë-Hercegovinë), Bar (Mal i Zi), Prizren (Kosovë), Ohër (Maqedoni) dhe Kavallë (Greqi).

Në protokollin ceremonial, kryetari i Bashkisë Berat, Petrit Sinaj, zhvilloi takime me homologun e tij, kryetarin e Bashkisë Esenler, Tefik Goksu, me Zëvendëskryeministrin turk, Veysi Kaynak, me deputetë anëtarë të parlamentit turk dhe kryetarë të nëntë bashkive pjesëmarrëse, ku u diskutua forcimi i urave të bashkëpunimit të ardhshme, duke nxitur fqinjësinë e mirë në rajon. Gjatë takimit me Zv/kryeministrin turk, Sinaj diskutoi mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, turizmit dhe ujit.

Gjatë aktiviteteve të zhvilluara në takimin ballkanik “Qytetet Historike me lumenj” në Esenler, u organizuan disa aktivitete kulturore dhe arti, aktivitete shkencore dhe panaire të produkteve tipike të qyteteve.

Bashkia Berat u prezanua në këtë aktivitet me stendën promocionale turistike të Beratit, me një koncert të grupit të Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” Berat dhe me recitime poezish shqiptare me temë ujin, performanca e të cilave u vlerësua maksimalisht nga publiku.

Qëllimi i aktivitetit ishte rizbulimi i ndikimit të ujit në qytetet historike të Ballkanit përgjatë historisë, si element lidhës mes popujve dhe që ka ndikuar në formimin e qytetërimeve dhe strukturave sociale të qyteteve me aktivitete arti, kulture dhe shkence./TRT


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco