Shtrohet me urgjencë në spital këngëtari i mirënjohur shqiptar Françesk Radi

Shtrohet me urgjencë në spital këngëtari i mirënjohur shqiptar Françesk Radi

10:28, 27/03/2017
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotshëm në urgjencën e Tiranës është shtruar këngëtari Françesk Radi.

Rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm në urgjencën e Tiranës ka mbërritur në gjendje kritike Françesk Radi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Tefta Radi, mbesa, Rozana dhe shumë të tjerë.

Për momentin ndodhet në reanimacion.

Spikerja ikonike shqiptare Tefta Radi mësohet se është shprehur se si e kishte gjetur Françeskun në gjendje të rënduar dhe e kishte sjellë në spital.

“Ajo tha se ai ishte shumë mirë. Po flinim dhe Franko, kishte filluar të gërhiste shumë, duke e shoqëruar gërhitjen  me kollë. Tha pastaj që u zgjua dhe gërhitja nuk i pushonte”, - tregon qytetari për rrëfimin e Teftës.

Mjekët i thanë që është hemoragji cerebrale. I kanë vënë një tub ne fyt se s’merr dot frymë vetë. Urojmë që këngëtari ta kalojë këtë situatë të vështirë dhe të kthehet mes nesh sa më parë./JOQ.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco