Macukulli,atje ku u shkrua formula e pagëzimit nga Pal Ëngjëlli Kujtim Sulmeta tregon nje nga shtepite e vjetra qe mbijetuan ne Macukull

Macukulli,atje ku u shkrua formula e pagëzimit nga Pal Ëngjëlli

10:25, 26/02/2017
A+ Aa A-

Macukulli shtrihet në një trevë interesante përsa i përket historisë dhe gjeografisë së vendndodhjes së tij.

Lidhet me zonën e Matit ose më sakte ndodhet në zemër të tij. Është një Komunë malore. Në përbërje të saj  janë fshatrat Macukull, Shelli, Shqefën dhe Vig.

Fshati Macukull, është qëndra e komunës  dhe ndodhet 860 m mbi nivelin e detit. Fshatrat e tjerë përberës të saj kanë shtrirje relativisht më të ulët mbi nivelin e detit deri 352 m. në fshatin Shqefën. Distanca më e afërt e komunës me qytetin e Burrelit, është 20 km.

Në  pjesën lindore, Mali i Dejës  2246 m. e ndan komunën Macukull nga fshatrat e komunës Lurë të Dibrës.

Mali i Dejës është pika më e lartë e kësaj komune dhe e gjithë Matit njekohësisht maja më e lartë e malit të Dejës është 2246 m. Peisazhi i saj gjeografik, është thellësisht i thyer dhe  fushat janë të pakta dhe me siperfaqe relativisht të vogël. 

Image

Klima e kësaj zone është mjaft e ashpër, me dimra të ftohtë dhe të gjatë dhe vera të thata dhe të shkurtra, tipare karakteristike keto të një klime kontinentale.

Kjo lidhet ndër të tjera dhe me lartësinë e madhe mbi nivelin e detit.

Bimësia është e shumëllojshme. Ajo fillon nga dushqet, pyjet e perzier, ahishtet, haloret megjithëse te rrallë, dhe kullotat alpine. Bota shtazore është e pasur dhe e shumllojshme.

Në malin e Dejës gjendet ariu i murrmë, një specie mjaftë e rrezikuar nga prishja e pyjeve dhe gjuetia e paligjëshme.

Aktiviteti kryesor ekonomik i banorëve të kësaj zone, ka qenë dhe mbetet blegtoria. Kjo është e shpjegueshme dhe lidhet ngushtë me  karakteristikat gjeografike të zonës.

Image

Por kjo zonë,ka një prioritet të madh turistik sidomos për periudhëen e verës  ku peizazhi bëhet mahnitës dhe mikpritja,tradita,etnokultura, kulinaria zonale,bëhen mjaftë tërheqës për turizmin e natyrës dhe të aventurës. Turizmi historik,është një turizëm që duhet nxitur e zhvilluar në këtë zonë.

Kjo zone eshte e lidhur shume me historine e Kastrioteve. Germadhat e kalasë së Varoshit (Stelushit), vendodhjes së vendit ku për herë të parë është shkruajtur gjuha shqipe,  do ishin nje atraksion turistik me interes të madh që të tjerët do i kishin zili.

Një promovim më i mirë i  kësaj zone në aspektin turistik, në të ardhmen ndoshta do ta rriste interesin per vizitorë nga vendi dhe bota dhe kështu,do të rriste dhe ekonominë e komunitetit që banon aty.

Arkitektura tipike malësore e banesave, me  kulla aq të shumta në këto anë, janë jo pa interes nqs nuk do lihen të rrënohen dhe me projekte te pershtateshin për hane e bujtina turistike.

Shpellat e shumta karstike për jo pak turiste vendas dhe europianë do të ishin një botë me interes të madh për tu eksploruar , si për studiues spelolog dhe për amatorë. 

Nga pikpamja historike Macukulli është i lidhur me ngjarje të rëndësishme të historisë tonë kombëtare.

Image

Me Macukullin lidhet historia e formulës së pagëzimit e cila është dokumenti i parë i shqipes së shkruar prej peshkopit Pal  Ëngjëlli.

Sipas studiuesit Dilaver Kurti, vendodhja e kishës së Shën Trinisë,ndodhet në Macukull pikërisht në lagjen Dasnjane ku ndodhen dhe rrenojat e saj. Pak me tutje ndodhet kalaja e Skenderbeut (stelushit) mbi grykë të varoshit dhe sipas studimeve dhe gojëdhenave popullore, ngjitur me kalanë ishte një qëndër  e madhe mjaft e zhvilluar urbane mesjetare, në të cilën Kastriotët kishin selinë e tyre.

Shumë burime historike e lidhin vendlindjen e Skenderbeut pikerisht me këtë zone. Në fshatin Shqefën ndodhet nje fis me mbiemrin Kastrioti dhe një varr që në popull njihet me emrin “varri i Vojsaves”.

 Deri në fillim të shekullit të 18-të,popullsia vazhdonte të ishte kristiane e ritit latin, megjithëse besimi ne popull kishte degraduar nga mungesa e vazhdueshme e klerit gjë qe beri qe pas viteve 1700 popullsia gradualisht te islamizohej.

Kjo ndodhi më vonë se në gjithe zonat e tjera të Matit.

Me Macukullin lidhet edhe nje ngjarje tjeter e rendesishme,ajo e kundërshtimit të  hordhive sërbe duke ju shkaktuar dëme të shumta dhe përzëne përfundimisht nga këto zona.

Në Macukull edhe sot e kësaj dite ka fise me emër që kanë bërë histori me bëmat e tyre si ajo e Gjiçëve,Vatdodajt,Koka…etj.

Jemi në pragfillimin e verës dhe natyra ka filluar ripërtëritjen e saj,një udhëtim turistik drejt Macukullit,këtij fshati piktoresk dhe me tradita historike,do të ishte një vlerë emocionale për këdo që do ta bënte këtë udhëtim./atsh

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco