Transformimin historik e bëjnë 'tradhtarët' - Nga Artan Fuga

Transformimin historik e bëjnë 'tradhtarët' - Nga Artan Fuga

07:42, 25/02/2017
A+ Aa A-

Miku im e di ti që Rrobespieri dhe Marati ishin më parë njerëz të Mbretit? E di ti që Gorbaçovi ishte njeriu i Brezhnjevit? E di ti që Ten Hsia Pini ishte njeriu i Maocedunit? E di ti që Luteri ishte më parë njeriu i Kishës Katolike? E di ti që Jezusi ishte më parë çifut, hebre? E di ti që Shën Francesku i të varfërve ishte më parë bir pasaniku? E di ti që Zogu para se të bëhej Mbret ishte President i një Republike? E di ti që Ramizi ishte nxënës i Enverit? E di ti që Les Valesa më parë ishte në një qeveri me njerëzit e gjeneral Jaruzelskit? E di që Huan Karlos në Spanjë si mbret vinte nga ato rrethe katolike konservatore që si shtresa mbështesnin më parë Frankon? Se edhe Amerika vendi i lirisë ka qenë dikur skllavopronare? Se Volteri është edukuar nga arsimi fetar?

Të lutem mjaft me dogmat deterministe se dardha bie nën dardhë, se trëndafili lind nga trëndafili, se me cilin fle me atë do të ngrihesh, se dielli duket që në mëngjes, se Selanik e të përpjetë siç ka qenë dhe do te jetë.

Mjaft o mjaft i bëtë biografitë, autobiografitë, nekrologjitë edhe bebeve pa lindur akoma !

Kujtoju se edhe Lenini, mendimtar spekulant, por strateg konspiracionesh politike, thoshte se transformimi fillon vetëm kur një pjesë e klasës politike ndryshon qendrimin në krahasim me atë që ka bërë e gjithë klasa politike më parë. ndryshim tjetër është i pamundur. Revolucioni nis brenda klasës sunduese.

Na mbyti marksizmi i antimarksistëve neomarksistë !

Po çfarë e keni këtë fatalizëm për Shqipërinë tonë o njerëz! E njihni historinë ju apo jo?

Ohuu !

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco