453 vjet nga vdekja e Mikelanxhelos

453 vjet nga vdekja e Mikelanxhelos

15:01, 20/02/2017
A+ Aa A-

Italia dhe gjithë bota, me 18 shkurt, përkujtoi 453-vjetorin e vdekjes së Michelangelo Buonarroti-t (Caprese Michelangelo, 6 mars 1475 – Romë, 18 shkurt 1564). Protagonist i shquar i Rilindjes Italiane, i famshëm në të gjithë botën për kryeveprat e tij, vështirë të dalë ndokush, që mund t’i afrohet sadopak. Kush nuk mahnitet para skulpturave si “Pietà” në Bazilikën vatikanase, apo Davidi e Moisiu; para Gjykimit Universal, pikturës së njohur që zbukuron Kapelën Sikstine, duke i ftuar njerëzit të mendojnë për jetën e tyre dhe fundin e saj; ose për veprat e tij në arkitekturë, si fasada e Pallatit Farneze, projektet e Bazilikës së Shën Pjetrit, Porta Pia në Romë, etj..

Firence e varrosi me një funeral shteti, të denjë për një princ. Varri i tij ndodhet në kishën e Shën Kryqit, së bashku me personalitete të tjera të shquara. I projektuar nga një arkitekt, piktor e historian i shquar i artit, nga Giorgio Vasari, mbi varr derdhin lot tre figura, që përfaqësojnë pikturën, skulpturën dhe arkitekturën./RadioVatikani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco