Debati për Dritëroin, Londo: Nuk ishte momenti i duhur

Debati për Dritëroin, Londo: Nuk ishte momenti i duhur

11:08, 20/02/2017
A+ Aa A-

Bardhyl Londo jep mendimin e tij në lidhje me debatin që shpërtheu pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Dritëro Agolli. Ai thotë për Top Channel se debati nuk ishte në momentin e duhur.

Në një takim me njerëz të letrave dhe dashamirës të letërsisë së tij, të organizuar nga revista Saras, për të folur për letërsinë e realizimit socialist, Ipyetur nga Top Channel, sai përket debatit të ngjallur pas shuarjes së Dritëro Agollit, në një kohë pak më të vonë sesa gjallia e baltës në varrin e tij, Londo thekson se ky nuk ishte aspak momenti i duhur.

“Mund të pritej edhe pak. Ishte krejt pa vend koha kur u hap ai debat”, u shpreh Londo. Të ndash artistin nga politika, sipas tij, është një domosdoshmëri, kjo si një detyrim për figurën e shkrimtarit, por duke u ngritur përtej një rrafshi kaq individual, i takon letërsisë ta bëjë këtë.
“Po të gjykonim me qëndrimet e kriterit politik, edhe letërsinë, atëherë i binte që të mbeteshim pa letërsi fare. Shumë nga shkrimtarët akoma nuk kemi arritur, apo nuk kemi mundur ti rehabilitojmë”, tha Bardhyl Londo

“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, një vepër e komentuar gjerësisht, si një kritikë apo jo, ndaj rëgjimit apo mnjë vepër që më shumë mbron regjimin dhe shigjeton një klasë burokratësh, Londo e komenton kështu: “Ajo është kritikë për regjimin, kritikë për atë shoqëri, por është tjetër gjë fakti se deri ku arrin kritika, se duhet të kemi parasysh se ajo është shkruar në vitet 70”.

E ndërsa letërsisë, shpesh i vendoset një vijë ndarëse para dhe pas vitit 90, për London, vazhdimësia e tërë është një e pandarë dhe si e tillë duhet parë. Letërsia nuk ka kohë./TCH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco