Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Prezantohen gjashtë poetë shqiptarë të përkthyer gjermanisht

Prezantohen gjashtë poetë shqiptarë të përkthyer gjermanisht

08:18, 20/02/2017
A+ Aa A-

Ambasada e Shqipërisë në Zvicër, më 24 shkurt 2017, në Bern??ë, organizon një aktivitet me qëllim promovimin e letërsisë shqiptare, si dhe forcimin e bashkëpunimit me rrethet letrare zvicerane.

Revista letrare në gjuhën gjermane ORTE, ka botuar kohë më parë një cikël me poezi në gjuhën gjermane të gjashtë poetëve shqiptarë. Për këtë, Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka menduar që më 24 shkurt 2017, në Bern??ë, të organizojë një aktivitet me qëllim promovimin e letërsisë shqiptare, si dhe forcimin e bashkëpunimit me rrethet letrare zvicerane.

Do te ishim shumë të nderuar nëse ju do të merrni pjesë në këtë aktivitet të promovimit të vlerave kulturore të vendit tonë, thuhet në njoftimin e Ambasadës Shqiptare në Bernë.

Aktiviteti mbahet me fillim nga ora  18.00, tek  Zentrum 5, Flurstrasse 26b, 3014 Bernë.

Në vazhdim, albinfo.ch jep artikullin e publikuar në dhjetor të vitit të kaluar nga NZZ me rastin e publikimit të këtyre poezive.

Askund në botë nuk ka aq shumë bunkerë në përpjesëtim me hapësirën e vendit sa në Shqipëri. Mirëpo, koha e izolimit, shkëputjes së Shqipërisë ka mbaruar, shkruan gazeta Neue Zürcher Zeitung duke prezantuar revistën letrare “orte” e cila i ka kushtuar hapësirën e saj poezisë nga Shqipëria.

Hapja e vendit pas një periudhe të gjatë të sundimit të Enver Hoxhës e ka bërë dhe kulturën të marrë frymë më lirshëm. Letërsia e Shqipërisë është e gjallërishme, por pothuaj e panjohur te ne, transmeton albinfo.ch gazetën prestigjioze zvicerane.

Botimi më i ri i revistës “orte” prezanton shtatë poete dhe poetë, të përzgjedhur nga Regina Füchslin, Viviane Egli dhe redaktori shumëvjeçar i politikës së jashtme të gazetës NZZ, Cyrill Stieger. Bëhet fjalë për një udhëtim eksplorues poetik në Ballkanin e jugut.

Gjatë kohës së diktaturës së Hoxhës, shkrimi mund të paraqiste rrezik për jetën. Visar Zhiti në vitin 1980 qe arrestuar për shkak të një poezie të tij. Në burg pastaj ai ka krijuar në kokën e tij më shumë se njëqind poezi, të cilat i ka shkruar pas lirimit, në vitin 1987. “Sa bukur këndonte bilbili/në grilën e dritares sime”, citohen vargjet e Zhitit.

Poezitë e mrekullueshme të Luljeta Lleshanakut, më tutje, rrëfejnë për një fëmijëri në shenjë të diktaturës dhe për çastet e rezistencës.

Frymëmarrja e lirë e Shqipërisë pas izolimit, në poezitë për detin, të Arian Lekës ashtu si dhe në  ato të Ledia Dushit duket edhe kështu: “koha është e ndjeshme dhe matet me fluturat”. Dushi shkruan gegërisht, në dialektin e veriut shqiptar, i cili nën diktaturën e Hoxhës nuk lejohej të përdorej. Kështu, liria politike pasqyrohet edhe në qasjen e lirë me gjuhën, përfundon komenti i gazetës NZZ./albinfo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco