VIDEO/ Një konkurrent italian në 'The Voice of Albania 6'! Prezantohet me fotografi nudo të albumit të tij

VIDEO/ Një konkurrent italian në 'The Voice of Albania 6'! Prezantohet me fotografi nudo të albumit të tij

01:27, 18/02/2017
A+ Aa A-

Sonte (e premte) është shfaqur episodi i katërt i audicioneve të fshehura të spektaklit “The Voice of Albania”, edicioni i gjashtë.

Mes shumë konkurrentëve shqiptarë që u bën pjesë e kësaj gare, për herë të parë sonte u prezantua edhe një konkurrent i huaj.

Thomas Grazioso, është artisti i ri i importuar nga Roma, i cili ka vendosur të sprovojë veten në spektaklin e njohur të talenteve në Shqipëri.

“A chi mi dice” mban titullin kënga me të cilën ai u prezantua në audicionet e fshehura, çka bëri që dy prej trajnerëve të kthejnë karriget: Besa dhe Xuxi.

Ai u komplimentua shumë për këndimin e këngës, gjersa në fund vendosi që t’i bashkohet Skuadrës së Besa Kokëdhimës.

Ndërkohë për të gjithë ata që nuk e njohin Thomas është një artist italian i cili ka publikuar disa këngë në Itali, dhe një album të edituar në treg javë më parë.

Kopertina me të cilën Thomas Grazioso është prezantuar në albumin e tij, është një fotografi nudo ku artisti shfaqet me kitarë duke mbuluar vetëm pjesët intime, fotografi të cilat i kishte realizuar në Tiranë javë më parë, dhe u transmetuan edhe gjatë klipit prezantues të tij në spektakël. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco