FOTO/ Sot 68 vite më parë lindi shqiptari i famshëm i filmave të Hollivudit

FOTO/ Sot 68 vite më parë lindi shqiptari i famshëm i filmave të Hollivudit

09:12, 24/01/2017
A+ Aa A-

Si sot 68 vite më parë lindi një prej shqiptarëve që brenda moshës 30 vjeçe do të bëhej i famshëm dhe një prej aktorëve më të mirë të kohës në Hollivud. Bëhet fjalë për John Belushin, djalin e prindërve me origjinë nga Qyteza e Korçës.

John Belushi lindi më 24 janar 1949 në Chicago, Illinois dhe vdiq në moshën 33-vjeçare më 5 mars 1982 në Hollivud. Ai ishte shpikësi i shfaqjeve në filmat artistikë. John Belushi u rrit në Wheaton, Illinois. Që nga koha e kolegjit ai luajti në teatër.

Më 1970 ai luan së bashku me Dan Aykroyd në bendin "The Blues Brothers". Në mbarë ShBA-të bëhet i njohur kur luan në emisionin televiziv "Saturday Night Live". Ky emision është një nga shkallët e para të ngjitjes së karrierës për shumë aktorë për të hyrë në Hollyëood.

Filmi i parë i John Belushit është Animal House, kurse suksesi i tij më i madh është komedia “The Blues Brothers” nga regjisori John Landis, ku ai së bashku me Dan Aykroyd bëhet një aktor i njohur.

Nga përdorimi i gjatë i drogës ai vdes më 1982 në moshën 33 vjeçare dhe lë pas gruan Judy Jacklin. Vëllai i tij James Belushi është një aktor dhe këngëtar i bluzit i suksesshëm.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco