Sopranoja Elbenita Kajtazi, mes më të mirëve në garën ndërkombëtare të Spanjës

Sopranoja Elbenita Kajtazi, mes më të mirëve në garën ndërkombëtare të Spanjës

11:45, 23/01/2017
A+ Aa A-

“Ndihem mirë që e prezantova Shqipërinë dhe simboli i pjesëmarrjes sime ishte flamuri Kuq e Zi”, ka thënë Kajtazi, shkruan KultPlus.

Sopranoja shqiptare ka dalë të jetë e gjashta në garën ndërkombëtare Vinas të Spanjës, e cila, në faqen zyrtare të kësaj gare prezantohet si artiste e Shqipërisë, shkruan KultPlus. 

Vetë Elbenita Kajtazi ka shpjeguar për këtë fakt, pasi që vetë ajo vjen nga Kosova po në këtë garë është prezantuar si artiste e Shqipërisë, si pasojë e mosnjohjes së Kosovës nga shteti i Spanjës. 

“Ndihem mirë që e prezantova Shqipërinë dhe simboli i pjesëmarrjes sime ishte flamuri Kuq e Zi”, ka shkruar Kajtazi.  Çmimi kryesor në këtë garë ka shkuar për Peter Nekoranek, kurse Kajtazi është prezantuar arien e Lucia Di Lammermoor nga Donizetti impres./KultPlus.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco