Licenca dixhitale/ Konflikti me Ora News, prokurorët zbarkojnë në zyrat e AMA-s

Licenca dixhitale/ Konflikti me Ora News, prokurorët zbarkojnë në zyrat e AMA-s

12:27, 20/01/2017
A+ Aa A-

Pas konfliktit midis Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Ora News, prokurorët kanë zbarkuar mesditën e 20 janarit në zyrat e këtij institucioni për të marrë materialet.

AMA hetohet për veprimtarinë ndaj licencës dixhitale në mënyrë klienteliste.

Përfaqësuesit e Prokurorisë kërkojnë dokumentacionin e mbledhjeve.

Dje, Autoriteti i Mediave Audiovizive tentoi përmes një përpjekje “puçiste” duke mos njoftuar operatorët televizivë të japë licencën kombëtare.

AMA zhvilloi mbledhje, për t’i dhëne shoqërisë “ADTN” sh.a me administrator Dritan Shakohoxha, licencën kombëtare private të transmetimit audioviziv.

Por votimi ka përfunduar me rezultatin 4 me 3, duke rezultuar i dështuar, pasi vendimi për dhënien e frekuencës kërkon të paktën 5 vota pro.

“Tre anëtare votuan kundër duke e konsideruar një shkelje flagrante e ligjit për mediat audiovizive proçedurën e përzgjedhur për dhënien e frekuencës”, konfirmuan për Ora News burime të besueshme nga AMA.

Sjelljet klienteliste të AMA vijnë pas tentativës së mërparshme, atë të datës 29 dhjetor 2016, kur AMA votoi 6 me 0 për dhënien e një  licence kombëtare e po ashtu vendosi mos dhënien e saj për shoqërinë “ADTN”.

Në të njëjtin takim, AMA vendosi skualifikimin e tre subjekteve te tjera aplikuese. Por megjithëse ky vendim skualifikimi është çuar në prokurori nga subjektet e interesuara, AMA u mblodh sërish, për të ndare licencën e mbetur.

Autoriteti i drejtuar nga Gentian Sala nuk njoftoi palët e interesuara për mbledhjen e sotme dhe  nga ana tjetër nuk ka respektuar as afatet ligjore te ankimimit nga subjektet qe kontestuan vendimet e 29 dhjetorit.

Anëtarë të AMA konfirmuan për Ora News se në relacionin shoqërues për mbledhjen nuk përmendej asnjë nga faktet e mësipërme.

Mbledhja e radhës do të zhvillohet me 27 janar, dhe nuk dihet nëse do te tentohet serish qe po ne mënyre ilegale te jepet licenca kombëtare./Oranews.tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco