AMA tenton të japë licencën pa njoftuar operatorët

AMA tenton të japë licencën pa njoftuar operatorët

22:06, 19/01/2017
A+ Aa A-

Ka dështuar një tjetër tentativë ilegale e Autoritetit të Mediave Audiovizive për ndarjen e licencave kombëtare.

AMA zhvilloi sot një mbledhje, për t’i dhëne shoqërisë “ADTN” sh.a me administrator Dritan Shakohoxha, licencën kombëtare private të transmetimit audioviziv.

Por votimi ka përfunduar me rezultatin 4 me 3, duke rezultuar i dështuar, pasi vendimi për dhënien e frekuencës kërkon të paktën 5 vota pro.

Mbledhja e sotme pason atë të datës 29 dhjetor 2016, kur AMA votoi 6 me 0 për dhënien e një  licence kombëtare e po ashtu vendosi mos dhënien e saj për shoqërinë “ADTN”.

Në të njëjtin takim, AMA vendosi skualifikimin e tre subjekteve te tjera aplikuese. Por megjithëse ky vendim skualifikimi është çuar në prokurori nga subjektet e interesuara, AMA është mbledhur sërish, për të ndare licencën e mbetur.

Sakaq, autoriteti nuk ka njoftuar palët e interesuara për mbledhjen e sotme dhe  nga ana tjetër nuk ka respektuar as afatet ligjore te ankimimit nga subjektet qe kontestuan vendimet e 29 dhjetorit.

Anëtarë të AMA konfirmuan për Ora News se në relacionin shoqërues për mbledhjen nuk përmendej asnjë nga faktet e mësipërme.

Tre anëtarë të PD votuan kundër duke e konsideruar një shkelje flagrante të ligjit për mediat audiovizive procedurën e përzgjedhur për dhënien e frekuencës, thanë burime të besueshme nga AMA.

Mbledhja e radhës do të zhvillohet me 27 janar, dhe nuk dihet nëse do te tentohet serish qe po ne mënyre ilegale te jepet licenca kombëtare. /Ora News/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco