‘Sarasvatiçandra’, ja çfarë do ndodhë mes Sarasit dhe Kumudit

‘Sarasvatiçandra’, ja çfarë do ndodhë mes Sarasit dhe Kumudit

19:44, 19/01/2017
A+ Aa A-

Deni i kërkon falje Kusumit. Kusum shkon tek Kumud dhe i thotë asaj të shkojë me Sarasin në Mumbai. Kumud i thotë se nuk mund të largohet nga shtëpia pasi sa herë që ajo largohet ndodhin probleme, kështu që ajo vendos t’i ndryshojë mendjen Sarasit. Kusum kujdeset për Denin ndërsa Gunial për Vidiaçaturin që t’i shohë Kabiri. Saras bën gati valixhet dhe kërkon për diçka.

 Kumud i thotë nëse do marrë edhe dyert dhe dritaret. Saras gjen atë që po kërkonte dhe e merr. Ai merr foton e dasmës. Kumud nuk e lejon. Ata fillojnë zihen. Kumud e fut foton në sirtar dhe e mbyll me çelës. Saras i thotë t’i japë çelësin. Kabir shkon për në dhomë dhe sheh Sarasin dhe Kumudin duke u zënë. Ai bindet më shumë që martesa nuk është e mirë. Kumud ja hedh çelësin Kabirit.

Saras i thotë Kabirit t’i japë çelësin. Kabir thotë se do e hedhë dhe ta kapë kush të dojë. Kumud e kap çelësin. Saras i thotë Kabirit mos të martohet. Kabir shkon tek Vidiaçaturi dhe Deni dhe u thotë të bëjnë një natë djemsh përpara se Saras të shkojë.

 Gunial dhe Kusum zihen me Vidiaçaturin dhe Denin. Kabir u kërkon falje atyre se ata u futën në sherr për faj të tij. Saras vjen dhe sheh sherrin e tyre. Ai i thotë Kabirit se vërtet ai zihet me Kumudin por ai nuk bën dot pa të. Kumud vjen dhe i thotë nëse do ishte kështu nuk do i prente biletën. Saras i thotë asaj se ka prerë bileta për të dy. Të gjithë gëzohen. Saras i thotë Kumudit se nuk mund të jetojë pa të. Kumud thotë se nuk mund të shkojë. Gunial i thotë se ajo duhet të bëjë detyrën e saj si bashkëshorte. Kumud largohet. Ajo shkon në dhomë dhe Saras i thotë se ka nevojë për mbështetjen e saj në Mumbai prandaj ata duhet të shkojnë bashkë. Kumud qan. Ajo pranon. Saras i thotë se do kthehen për 6 muaj. Ata fillojnë bëjnë gati valixhen e Kumudit.

Vidiaçaturi i kërkon Kabirit ta takojë vetëm një herë atë vajzën. Kusum i thotë Kumudit se fëmijët në shkollë janë helmuar pasi kanë ngrënë drekën dhe prindërit janë shumë të inatosur. Saras dhe Kumud shqetësohen. Ata shkojnë tek shkolla. Saras dhe Kumud habiten kur shohin shumë fëmijë duke qarë dhe të sëmurë. Kumud bind një fëmijë të bëjë gjilpërën. Gazetarët vijnë dhe pyesin drejtorin si ndodhi kjo. Një gazetar pyet Kumudin. Ajo i thotë se do shohin njëherë gjendjen e fëmijëve pastaj do flasin. Saras i thotë doktorit të kontrollojë fëmijët. Kumud pyet drejtorin si ndodhi kjo. Ai thotë se nuk e di. Saras kontrollon ushqimin dhe pyet kuzhinierin i cili i thotë se e gatoi ushqimin me kujdes. Një person nga departamenti shëndetit vjen dhe thotë se do e çojnë ushqimin për testim. Saras dhe Kumud kthehen në shtëpi dhe u thonë të tjerëve se fëmijët janë mirë por nuk dihet si ndodhi kjo dhe si media e mori vesh kaq shpejt. Kusum merr një telefonatë nga shoqja e saj Anushka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

desard24/03/2017 16:41

Saradi. Të. Ikë. Tashti marë. Dhe. Kumudin

Shto koment

Denonco