Shantazhi ndaj Ora News, shoqëria civile protestë kundër AMA-s

Shantazhi ndaj Ora News, shoqëria civile protestë kundër AMA-s

16:47, 17/01/2017
A+ Aa A-

Në emër të fjalës së lirë, shoqëria civile, gazetarë, deputetë, qytetarë, persona me aftësi të kufizuar u bënë bashkë për të kërkuar ndalimin e censurës të autoritetit të mediave audiovizive dhe posaçërisht drejtuesit Gentian Sala ndaj RTV Ora News.

Protestuesit në kor: Turp! Turp! Rama ik!

Protestuesi: Si mund të jetë një gazetar i mirë në këtë vend ku fjala e lirë vritet?!

Sjelljet abuzive dhe klienteliste të Salës së AMA-s morën karton të kuq nga protestuesit.

Pankarata si “AMA ik!”dhe “ Fjala e lirë” ishin disa nga mesazhet e protestës, ku morën pjesë me qindra të rinj dhe të reja nga i gjithë vendi.

Mes protestuesve, të shqetësuar për sulmet e AMA-s ndaj Ora News, ishte dhe kryetari i Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, deputeti i PD-së Genc Pollo, i cili akuzoi kreun e AMA-ës Gentian Sala se në emër të interesave klienteliste po krijon monopole në tregun mediatik.

Pollo: Edi Rama, institucionin e AMA-s që duhet të jetë i pavarur nga palët ia ka falur monopolistit mediatik që kontrollon shumicën e platformave numerike në këtë vend dhe çdo veprim i AMA-s i këtij lloji i shërben interesave komerciale të një operatori kundër konkurentëve.

Studiuesi dhe akademiku, Edmond Tupe, e sheh median si të vetmen shkëndijë pavarësie, por që sot gjendet në betejën e për të kryer misionin e saj.

Tupe: Duan me çdo kusht që t’ua mbyllin gojën mediave sepse mediat akoma lëshojnë shkëndija pavarësie. Ai do ta shuajë pavarësinë e mediave. Qeveria, kryetari i saj, PS në pushtet duan ti kenë mediat nën pushtetin e tyre.

Të rinjtë, iu bashkuan protestës në emër të së ardhmes dhe rolit të medias dhe posaçërisht të RTV Ora News, që e vlerësojnë për paanshmërinë dhe profesionalizmin.

Protestuesi: Sot kam dalë pikërisht për fjalën e lirë dhe ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë të ngerën zërin sa nuk është vonë. Shumë suksese televizionit tuaj që keni mbetur një nga zërat e vetëm që përçoni të drejtën dhe ju përgëzoj dhe duhet të jeni këmbëngulës ashtu si unë dhe shumë të tjerë që kanë dalë pa parti.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kreut të AMA-s, Gentian Sala.

Protestuesit në kor: Turp! Turp! Turp!

Aktivisti, Aulon Kalaja, kërkoi nga Prokuroia nisjen e hetimeve për mënyrën se si u janë dhënë licencat kombëtare operatorëve të tjerë televizivë, duke u shprehur hapur për abuzime në emër të klientelizimit.

Kalaja: I bëjmë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet menjëherë sesi është vepruar. Kam përshtypjen që janë bërë mbledhje pa njoftuar aktorët dhe faktorët mediatikë, janë bërë mbledhje të fshehta.

Aktivistë, gazetarë, të rinj, të reja shprehën shqetësimin se mbyllja e medias do të thotë fundi i demokracisë.

Nertila Marku: Ne e dimë shumë mirë se në ekranet shqiptare që monitorohen favorizohen nga pushteti nëpërmjet këtij institucioni që është AMA.

Ajtanga Lubonja: Jam e sëmurë dhe sot jam ngritur nga krevati sepse nuk më lejonte shpirti. Duhet të gjejmë fjalën e lirë.

Sazan Guri: Për tu mbrojtur vlerën kombëtare, ajo që është fjala e lirë.

Aktivisti: Është skandaloze, një television që përmbush të gjitha kushtet dhe nuk lejohet vetëm për shkak të klientelës. Ne do të luftojmë fort.

Aktivistja: E quaj një padrejtësi ndaj këtij stacioni, është një stacion si gjithë stacionet e tjera dhe duhet të ketë dhe ai platformën e vet.

Qytetarët parajmëruan përshkallëzim të protestave, për të mbrojtur fjalën e lire dhe median si dritare e vetme informimi dhe transmetimi të së vërtetës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco